Harduer

Intel lanson serverë me procesorë të rinj

Apr 7 2011
0 Shpërndarje
Intel lanson serverë me procesorë të rinj

Intel ka paralajmëruar se ka të gatshëm 18 procesorë të rinj për serverët Xeon E7. Në mesin e këtyre procesorëve do të jenë ata me gjashtë, tetë dhe dhjetë bërthama. Sipas Intel serie E7 e procesorëve do të ofroj performancë për 40% më të mirë se seria e procesorëve Xeon 7500. Gjithashtu është zbuluar që seria E7 tashmë ka thyer disa rekorde botërore. Procesorët e rinj Xeon të serisë E7 kanë sjellë performancë rekorde me siguri të lartë, besueshmëri, dhe përmirësime në efiçencën e energjisë.

Të gjithë procesorët E7 përmbajnë standardin e ri të kriptimit nga Intel, Advanced Encryption Standard New Instruction (AES-NI) që i lejon sistemit të kriptoj dhe dekriptoj të dhënat, dhe Teknologjinë Ekzekutuese të Besueshme të Intel-it (Trusted Execution Technology-TXT) që përdoret për të mbrojtur aplikacionet nga malware të ndryshëm.

 

Lajmet e fundit>