Technology

Intel lanson gjeneratën e tretë të procesorëve Core vPro

May 18 2012
0 Shpërndarje
Intel lanson gjeneratën e tretë të procesorëve Core vPro

Prodhuesi i çipeve Intel, gjatë ditës së djeshme lajmëroi lansimin e gjeneratës së tretë të procesorëve Intel Core vPro, të quajtur Ivy Bridge, të dizajnuar për përdorim në llaptopët për biznes, desktopë dhe “sistemet inteligjente”.

Sikurse procesorët e serisë Ivy Bridge të lëshuar gjatë muajit të kaluar, edhe procesorët Core vPro janë të bazuar në mikroarkitekturën 22nm të Intelit dhe kur çiftëzohen me çipsetët e serisë Q të Intelit, ofrojnë një funksionim për 10-20 për qind më të mirë. Këto ofrojnë po ashtu grafikë më të mirë dhe kohë më të shkurtër përgjigjjeje, falë Smart Response të Intelit dhe teknologjive Rapid Start dhe Smart Connect.

Sidoqoftë, procesorët Core vPro shkojnë një hap përpara duke e vendosur sigurinë në silikon, duke ofruar mbrojtje të nivelit harduerik për veprime bankare online, për komercializëm online, rrjete virtuale private dhe transaksione të tjera të sigurta.

Teknologjia për Identifikim të Sigurisë (IPT) e Intelit mbronë kundër vjedhjeve të identitetit duke e përdorur një fjalëkalim vetëm për një herë dhe duke vendosur infrastrukturën e çelësit publik nga Symantec. Kjo u mundëson bizneseve, qeverive ose uebfaqeve të shohin që një përdorues legjitim është duke u çasur nga një kompjuter i besueshëm dhe krijon një rrugë të besueshme për kyçjet e përdoruesit.

Procesorët Core vPro gjithashtu mundësojnë menaxhimin e sigurisë nga McAfee, që së bashku me Teknologjinë për Menaxhim Aktiv (AMT) 8.0 të Intelit, u mundësojnë profesionistëve të IT-së që nga larg të menaxhojnë kompjuterët e tyre që janë të ndalur ose të pamundësuar për çasje, e po ashtu edhe arrnimin e vrimave të sigurisë nga larg. (CIO Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>