Business & Management

Intel ka investuar 24.8 milion $ në Vuzix Corporation

Jan 5 2015
0 Shpërndarje
Intel ka investuar 24.8 milion $ në Vuzix Corporation

intel_Vuzix Corporation tha këtë fundjavë se Intel ka investuar 24.8 milionë dollarë në kompaninë në fjalë për të përshpejtuar lançimin e syve inteligjente. Intel ka blerë një stok i cili është i konvertueshëm në aksione e barabartë me 30 % të kapitalit të Vuzix, tha kjo e fundit në një dalje për shtyp. Vuzix me zyra qendrore në New York zhvillon syze të kompjuterizuara dhe të lidhura me internetin, që i drejtohen tregut të konsumatorëve, bizneseve dhe atij të argëtimit.

Zyrtarët e Intel akoma nuk kanë bërë asnjë koment lidhur me çështjen. Intel, kompania e cila ishte e vonuar në lançimin e çipeve për smartfonët dhe tabletët, po përpiqet të qëndrojë në krye të trendeve të së ardhmes të teknologjisë mobile duke u përhapur në tregje të reja, përfshi edhe orët inteligjente.

Një muaj më parë, kompania italiane Luxottica tha se po bashkonte forcat me prodhuesin amerikan të çipeve për të zhvilluar syze të cilat kombinojnë modën me të fundit me teknologjinë e cila mundëson akses në informacion të shumëllojshëm që nga shëndeti gjer tek vendndodhja. Intel gjithashtu është duke bashkëpunuar me grupin Fossil, dhe markën Open Ceremony për të zhvilluar veshje elektronike të tilla si byzylykë me aftësi komunikuese dhe ngarkim wireless. (CIO Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>