Business & Management

Intel ka blerë dy kompani softuerike

May 12 2013
0 Shpërndarje
Intel ka blerë dy kompani softuerike

intelIntel ka blerë dy kompani softuerike, ndërkohë që vazhdon ndërtimin e portofolit të saj për të përfshirë më shumë mjete për menaxhimin e programeve dhe ndërfaqeve.

Kompania të enjten lajmëroi blerjen e Aepona dhe Mashery, që ofrojnë softuer që ndihmojnë me menaxhimin e API që partnerët të mund të ndërtojnë shërbimet të bazuara në kontekstin e konsumatorit.

Për shembull, mjetet e menaxhimit të API të ofruara nga Aepona mund të gjurmojnë vendndodhjen, tipin e pajisjeve dhe karakteristika të tjera që janë pjesë e lidhjeve mobile, që mund të sillen si një bazë për ofruesit e shërbimeve të komunikimeve për të ndihmuar partnerët të menaxhojnë mjetet API që janë krijuar.

Shumica e softuerit e ofruar nga Aepona dhe Mashery është për pajisje mobile dhe transaksione mobile, që bashkohen me fokusin e Intel për tu zhvilluar në smartfonë dhe tabletë. Njësia do të integrohet në Divizionin e Shërbimeve të Kompanisë, shkruan në deklaratë Intel.

Blerja vjen pasi Intel javën e kaluar vendosi Renee James, president. Ai do të ndihmojë kompaninë për të rikonceptuar harduerët, softuerët dhe shërbimet në përmirësimin e ardhshëm të tyre.

Intel ofron gjithashtu edhe një grup mjetesh programuese, që lidhen ngushtë me produktet e tij harduerike x68. Ai gjithashtu ka në pronësi dhe një sistem operativ Wind River, për produktet. Kompania ka gjithashtu dhe një dyqan aplikacionesh të quajtur AppUp, ku zhvilluesit mund të shesin aplikacione për pajisjet mobile dhe kompjuterët. (CIO Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>