Business & Management

Intel investon 1.5 miliardë $ për t’u futur në tregun e çipave për pajisje mobile në Kinë

Sep 26 2014
0 Shpërndarje
Intel investon 1.5 miliardë $ për t’u futur në tregun e çipave për pajisje mobile në Kinë

Indonesian youth walk past an Intel sign during Digital Imaging expo in JakartaDuke u munduar që të nxis veten në sektorin e telefonëve mobilë i cili është duke lëvizur në shpejtësi, Intel është duke investuar 1.5 miliardë dollarë në një biznes të gjysmëpërçuesve në Kinë. Investimi në biznesin Tsinghua Unigroup, që është një degë e kompanisë Tsinghua Holdings që zotërohet nga shteti kinez, përfshin edhe marrëveshjet për të krijuar çipe të Intel-it me veçori si mundësitë e modem-it dhe lidhjes pa kabllo. Qëllimi është formimi i një të ashtuquajturi sistem në një çip, ose SOC, që mund të punojë brenda telefonave të avancuar e me çmim të lirë të cilët janë synuar të vijnë për përdoruesit në tregjet në rritje.

Intel do të pranojë rreth 20 për qind të Spreadtrum Communications, një kompani kjo e cila kontrollohet nga Tshinghua Unigroup, që momentalisht i bën këto lloje të sistemeve. Fillimisht, Spreadtrum do të përdor dizajnët e Intel-it, por të dy kompanitë eventualisht mund të bashkëpunojnë në shpikjen e llojeve të reja të sistemit në një çip, si për tregun në Kinë ashtu edhe për tregjet e tjera në rritje. “Në aspektin strategjik, kjo është një marrëveshje afatgjatë për të zhvilluar një varg të SOC-ve për tregun mobil,” duke përfshirë smartfonët dhe tabletët, tha AmericoLemos, që është zëvendës presidenti i grupit të inxhinierisë së platformës së Intel-it. “Spreadtrum ka demonstruar që ata mund të prodhojnë vëllime të shumta në shpejtësi dhe ne vërtet dëshirojmë ta rrisim ritmin me të cilin sjellim produkte të reja.”

Intel është duke shikuar në zhvillim të produkteve më shpejt se as që ka bërë në të kaluarën dhe dëshiron të prodhojë këto sisteme të lira në një çip “në vargun e disa qindra milionë” njësive, tha Lemos. Duke e ditur numrin e aprovimeve të kërkuara nga rregullatorët, tha ai, produktet me gjasë nuk do të vijnë deri në gjysmën e dytë të vitit 2015. Intel mund të fitojë edhe një përparësi ndaj Qualcomm, që ka dominuar një pjesë të madhe të tregut të telefonave të avancuar në Kinë, por së fundi ka hasur në kundërshtime me autoritetet për atë që Kina thotë që paraqesin shkelje të ligjit kundër monopolit.

Qualcomm ka mohuar akuzat, por kjo kompani njihet që ka vendosur çmime të larta për pronën e vet intelektuale, që është konsideruar në mesin e më të mirave për menaxhim të gjërave si transmetimi i shpejt i të dhënave në smartfonë. Nëse Intel mund të ndërtojë teknologji të ngjashme me një bashkëpunëtor kinez, kjo do të mund të ofronte rrugë të shumta kundër sfiduesit të vet, ndonëse përfitimet nga puna në Kinë janë të diskutueshme. (CIO Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>