Harduer

Intel dhe Visa bashkëpunojnë në pagesat NFC

Feb 28 2012
0 Shpërndarje
Intel dhe Visa bashkëpunojnë në pagesat NFC

Visa dhe Intel kanë njoftuar për partneritetin që kanë lidhur për të lehtësuar për realizimin e pagesave mobile me anë të celularëve dhe tabletëve që operojnë me çipa të Intel.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të luhatin celularin e pajisur me teknologjinë NFC për të realizuar pagesa të shpejta në pikat shitëse, thuhet në publikimin e kompanive.

Visa ka certifikuar dizajnin e celularët e Intel të punojnë me aplikacionin për pagesa mobile të Visa-s, PayWave, dhe sistemi pagues mobil do të zgjerohet me licencat e celularëve të ndërtuar përreth çipave të Intel.

Celularët e mençur të bazuar në Intel akoma nuk janë në treg por Lenovo, Motorola, Orange dhe një kompani indiane për prodhim celularësh, Lava, pritet të lançojnë në treg produktet e tyre me këta çipa në të ardhmen. Sistemi i pagesave të Visa-s do të implementohet së pari në celularët e mençur me referencë për dizajnin që përdor çipi Atom Z2460 i Intel.

Kjo marrëveshje disa vjeçare do të zgjerohet edhe me shumë lloje tjera të pajisjeve, e Atom Z2460 do të jetë vë në funksion edhe tabletët e ndryshëm duke nisur nga ata Vizio.

Shërbimi për pagesa mobile i Visa-s duhet të lejoj operatorët mobil dhe bankat të ofrojnë aplikacionin PayWave tek pajisjet NFC. Shërbimi gjithashtu do të sjell informatat e llogarisë paguese në celularët e mençur në mënyrë të sigurt.

Partneriteti u kumtua në Mobile World Congress që po organizohet këtë javë në Barcelonë. Kjo teknologji po demonstrohet aty me shërbimin e portofolit digjital të ri të Visa-s, V.me.

Lajmet e fundit>