Karriere

Instituti KAF shpall konkursin për Teknik të Kontabilitetit dhe Kontabilist të Certifikuar në Kosovë

Aug 29 2014
0 Shpërndarje
Instituti KAF shpall konkursin për Teknik të Kontabilitetit dhe Kontabilist të Certifikuar në Kosovë

IKAF_Foto per facebook (1)Instituti KAF (Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa) shpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve në trajnimin për Teknik të Kontabilitetit dhe Kontabilist të Certifikuar, afati tetor 2014. Nëpërmjet një njoftimi ky institut inkurajon të aplikojnë të gjithë kandidatët e interesuar që dëshirojnë të mësojnë Standardet e Kontabilitetit të Kosovës në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit SNK/SNRF dhe direktivat e BE-së, si dhe legjislacionit tatimor të Kosovës. Numri i kandidatëve në grup është i kufizuar, prandaj afati i aplikimit mund të mbyllet para datës 17 shtator 2014.

Gjatë trajnimit praktika mundësohet nëpërmjet kompjuterit me anë të softuerit të kontabilitetit, raportimit online në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe formave ligjore të regjistrimit apo organizimit të biznesit në Kosovë. Ky modul rekomandohet për të gjithë anëtarët e Institutit KAF të cilët dëshirojnë të fitojnë eksperiencë në zbatimin e kontabilitetit në praktikë.

Aplikimin për tu regjistruar mund ta bëni online apo direkt në zyrat e KAF-së, nëpërmjet plotësimit të formularit për regjistrim, ku mund të shkarkohet nga uebfaqja zyrtare. Të gjithë ata të cilët aplikojnë online për nivelin e parë “Teknik i Kontabilitetit” dhe bëjnë pagesën e plotë nga data 18.08.2014 – 25.08.2014, do të përfitojnë një zbritje prej 10%, ndërkohë që regjistrimet kanë filluar. Instituti KAF është Shoqatë Profesionale për Certifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës, e licencuar nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar. Për më shumë informacione të detajuara rreth këtij trajnimi mund të klikoni këtu. (CIO Albanian)

 

Lajmet e fundit>