Aplikacione

“Instant messaging” do të kalojë emailat

Sep 12 2011
0 Shpërndarje
“Instant messaging” do të kalojë emailat

Shumë CIO parashikojnë që teknologjitë e komunikimit në kohë reale, si porosi të çastit, do të kalojnë emailin klasik në pesë vitet e ardhshme.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer ngaRobert Half Technology të më shumë se 1,400 CIO në ndërmarrjet amerikane që kanë më shumë se 100 punëtorë. Studimi ishte lëshuar në muajin e kaluar. Më shumë se gjysma e CIO-ve thanë që komunikimi me porosi të çastit do të kalojë emailin tradicional me pëlqyeshmëri brenda pesë viteve të ardhshme. 13% nga të përgjigjurit thanë që komunikimi në kohë reale do të jetë “shumë më i popullarizuar”, ndërsa 41% thanë që do të jetë “pak më i popullarizuar”.

Ndërmarrja e IT-së Robert Half Technology tha që do të ndodhë një kalim në veglat e kohës reale, për ta bërë më të lehtë punën si skuadër, për të zgjidhur probleme, për të shpërndarë ide dhe për të menaxhuar dokumente./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>