Business & Management

Instagram rezulton rrjeti social më fitimprurës për bizneset

Dec 7 2013
0 Shpërndarje
Instagram rezulton rrjeti social më fitimprurës për bizneset

instagram-mug-786x305Shërbimi i analitikëve të marketingut SumAll ka publikuar raportin e fundvitit, i cili konsideron Instagram-in si rrjetin social më efektiv për ato biznese që janë në përpjekje e sipër për rritjen e numrit të “ndjekësve” ose të përmirësimit të shitjeve.

Duke qenë se Instagram nuk ka shumë kohë që ka aktivizuar reklamat, shifrat e SumAll janë bazuar në trafikun organik dhe pa pagesë të Instagram-it. Sipas të dhënave të klientëve të SumAll për 11 muajt e parë të vitit, bizneset në SHBA që përdornin këtë rrjet social kanë përjetuar një rritje të të ardhurave nga 1.5 deri në 3.5%. ndërsa të ardhurat e kompanive në Britaninë e Madhe janë rritur me 3.6% vetëm falë aktivitetit në Instagram.

SumAll ka deklaruar se ka llogaritur vetëm ata klientë që disponojnë të dhëna nga 4 shërbimet kryesore të mediave sociale: Instagram, Twitter, Google + dhe Facebook. Dane Atkinson, CEO i SumAll, është shprehur: “Katër rrjetet kryesore sociale vazhdojnë të tregojnë çdo ditë vlerat e tyre, me në krye Facebook i cili konsiderohet si lider i përgjithshëm i shitjeve.

sumall-instagram-520x1142Por sipas të dhënave tona, nëse një kompani që disponon produkte për të shitur nuk ka një llogari në Instagram atëherë ajo po humbet një mundësi shumë të rëndësishme për reklamimin e markës si dhe për gjenerimin e më tepër të ardhurave.”

Për shembull, prodhuesi i biçikletave Pure Fix Cycleska ka vlerësuar se çdo postim në Instagram mundëson shtimin e të ardhurave me 100 $. Megjithatë, kjo nuk duhet të shërbejë si arsye për të publikuar pa kriter. SumAll gjithashtu theksoi se ato kompani që vepronin në këtë mënyrë vinin re një reduktim të të ardhurave. Atkinson sugjeron një aktivitet modest në sa më shumë media sociale.

Kur është pyetur se si kompania SumAll mund të gjente lidhjen midis aktivitetit në Instagram dhe të ardhurave të biznesit, CEO Dane Atkinson është shprehur: “Ne jemi përqendruar tek ata klientë të kompanisë që kanë të lidhura të ardhurat, trafikun e të dhënave dhe të dhënat sociale me shërbimin e tonë.

Pikërisht për këta klientë ne mundemi të shohim ndikimin e përmbajtjeve sociale në krijimin e trafikut dhe si rezultat në shtimin e shitjeve ”

Është e vështirë që këto lloj studimesh të rezultojnë në vlera të sakta pa analizuar një sasi të madhe të dhënash, por duke marrë parasysh se modeli i biznesit të Instagram-it sapo ka marrë hov, kompania vetë duhet të jetë e kënaqur me rezultatet e publikuara nga SumAll.

Adoleshentët mund të braktisin Instagram-in për të kaluar në Snapchat, por mesa duket bizneset kanë një arsye të fortë për të qëndruar aktivë në këtë rrjet social. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>