Aplikacione

Instagram përgatitet për Android

Mar 26 2012
0 Shpërndarje
Instagram përgatitet për Android

Për një kohë të gjatë shërbimi për shpërndarje të fotografive, Instagram ka qenë një ekskluzivitet i pronarëve të iPhone. Me ritmin që vazhdonin të zhvillonin kompaninë pronarët e saj dukej se kurrë s’do të vinte aplikacioni për platformat tjera.

Sidoqoftë kompania nuk ka bërë ndonjë veprim në këtë drejtim, por së paku ka filluar të planifikoj një aplikacion për Android. Pronarët e celularëve të mençur të bazuar në sistemin operativ të Google, do të mund të regjistrohen në adresën http://instagr.am/android/ ashtu që do të njoftohen kur të dal versioni i parë i aplikacionit. Kjo jep sinjalet e para që një aplikacion i tillë është në zhvillim dhe së shpejti mund të shfaqet në versionin testues beta.

Sipas bashkëthemeluesit të Instagram, Kevin Systrom, ky shërbim ka më shumë se 27 milionë të regjistruar që e bën njërin ndër aplikacionet më të përdorur nga pronarët e celularëve të mençur të Apple, iPhone.

Lajmet e fundit>