Aplikacione

“Instagram për video”, aplikacioni më i popullarizuar falas në iTunes

Jun 2 2012
0 Shpërndarje
“Instagram për video”, aplikacioni më i popullarizuar falas në iTunes

Socialcam, aplikacioni social “Instagram për video” i zhvilluar nga Justin.tv, aktualisht është aplikacioni numër një falas në dyqanin iTunes App Store të Apple. Versioni më i fundit (4.3) ka një vlerësim mesatar prej shfrytëzuesve me 4.5 yje. Sipas CNBC, Socialcam ka pasur një ngritje meteorike dhe tani ka më tepër se 50 milionë shfrytëzues. Faqja në Facebook e këtij aplikacioni i ka 22,892 pëlqime, me 4,348 shfrytëzues të rrjetit Facebook që flasin për të.

Ky është një aplikacion i shkëlqyer, që mund të huazoj një frazë nga Apple, apo jo? Ajo se çfarë mund të quhet si interesante është që kur futeni më thellë, jo çdo gjë duket edhe aq shkëlqyeshëm.

Tre nga top katër vështrimet që i janë bërë këtij aplikacioni në iTunes janë zhvlerësues. “Mashtrim”, thotë njëri. “KY ËSHTË NJË APLIKACION NGA NJË HAKER! Ai/ajo do të jetë në gjendje vetëm t’i qaset profilit tuaj në Facebook dhe të marrë email adresën kështu që ata mund të ju dërgojnë spam ju ose njerëzve në listën e miqve tuaj. MOS E SHKARKONI KËTË APLIKACION!!! E përsëris – MOS E SHKARKONI KËTË APLIKACION!!!”

Dhe në një artikull nga All Things D deklarohet: “Duke përdorur një kombinim të kohës me fat, ndikimi i Open Graph të Facebook dhe një rrugë e re e funksionimit të sistemit, Socialcam ka luajtur me efikasitet Facebook, YouTube dhe App Store për të mbajtur një kontroll të fuqishëm në atë bazë më të vlefshme se kurrë për shfrytëzuesit.

Artikulli spekulon që triumfi i Socialcam nuk është arritur tërësisht vetëm nga shfrytëzuesit. “Socialcam filloi copëzimin e përmbajtjes së videove nga Vevo dhe YouTube për ta shtuar në rrjetin e vet të shfrytëzuesve, që në thelb arrinë sukses drejtpërdrejt nga shërbimet tjera,” thotë artikulli.

Shefi ekzekutiv i Socialcam, Michael Seibel, i’u përgjigj reporterit të All Things D duke i thënë që “sipas njohurive tona, ne nuk jemi duke i shkelur rregullat e shërbimit të një ndërmarrje tjetër” (qoftë Facebook apo YouTube).

Kështuqë, a është Socialcam një mashtrim social? Apo është kjo një provë e thjeshtë e sajimeve kundër një aplikacioni që papritmas u bë i popullarizuar? Dhe ç’është më e rëndësishmja, a kanë këto gjëra rëndësi?

Për dy pyetjet e para le të përgjigjen të tjerët. Tani, sa i përket asaj se a ka rëndësi apo jo, përgjigja është: Jo edhe aq. Kjo, pasiqë e ka arritur titullin e aplikacionit më të popullarizuar falas, është një aplikacion vërtet i mirë që bën atë që premton dhe nuk ju kushton asgjë në këtë proces. (Është po ashtu i gatshëm edhe për Android.) (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>