Aplikacione

Instagram arrin 700 milion përdorues aktivë në muaj

Apr 26 2017
0 Shpërndarje
Instagram nuk dha detaje rreth numrit aktivë ditor të përdoruesve e as statistikave më të fundit të Instagram Stories. Instagram arrin 700 milion përdorues aktivë në muaj Photo Source: Getty Images/ Bashkëthemeluesi i Instagram dhe CEO Kevin Systrom gjatë një fjalimi në Los Angeles më 4 Mars 2017

Instagram tashmë ka 700 milion përdorues aktivë në muaj, një rritje me 100 milion në vetëm katër muajt e fundit.

Kompania në pronësi të rrjetit social Facebook bëri publik këtë informacion ditën e Mërkure. Sipas kompanisë kjo rritje erdhi si rezultat i disa arsyeve veçanërisht nga thjeshtimi i metodave të regjistrimit dhe procesit të gjetjes së miqve të rinj në platformë.

Instagram nuk dha detaje rreth numrit aktivë ditor të përdoruesve e as statistikave më të fundit të Instagram Stories. Kjo e fundit ka shijuar një sukses të paprecedent duke lënë pas Snapchat shtatë muaj nga debutimi.

Më shumë se 200 milion njerëz përdorin historitë e Instagram çdo ditë. Snapchat numëron vetëm 161 milion përdorues aktivë në ditë. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>