Karriere

Infosys India do të punësojë 2.100 punëtorë në SHBA

Nov 6 2014
0 Shpërndarje
Infosys India do të punësojë 2.100 punëtorë në SHBA

An employee is seen behind an Infosys logo at the company's campus in BangaloreInfosys Ltd ka deklaruar se do të shtojë personelin e saj me 2.100 punëtorë në Shtetet e Bashkuara. Kjo gjë është pjesë e planit të saj për të rritur prezencën e kompanisë në rang global. Pjesa më e madhe e të punësuarve do të merren me manaxhimin e marrëdhënieve me klientin dhe konsultim.

Ashtu si rivalët e saj edhe kompania e dytë më e madhe e shërbimeve teknologjike në Indi, pjesën më të madhe të klientëve e ka të vendosur në Shtetet e Bashkuara. Ditën e sotme Infosys u shpreh se do të punësojë rreth 300 manaxherë dhe specialist teknologjie me eksperiencë që do të punojnë me teknologjinë e domeineve, të dhënave, cloud etj. Deri në 180 veta do të rekrutohen në qendrën e praktikës së Infosys në Shtetet e Bashkuara.

Kohët e fundit është vënë re se Infosys po bën shumë përpjekje për të ecur paralelisht me avancimin e teknologjisë, sidomos me dixhitalizimin dhe cloud computing. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Vishal Sikka, i cili ka postin e tij në Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar se ai do të rivitalizojë kompaninë përmes inteligjencës artificial ndërkohë që klientët modernizojnë teknologjinë e tyre. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>