Internet

Indi, Anonymous po përgatit protesta kundër kufizimeve në internet

May 29 2012
0 Shpërndarje
Indi, Anonymous po përgatit protesta kundër kufizimeve në internet

Krahu indian i Anonymous është duke planifikuar protesta jo të dhunshme kundër kufizimeve në internet në shumė qytete indiane, pasi disa ofrues të shërbimeve të internetit bllokuan faqet për shpërndarje të skedarëve në vend.

Protesta, e planifikuar që të mbahet në 9 qershor, i përgjigjet një urdhri në gjykatë të bërë në muajin mars, drejtuar ISP-ve dhe që nënkuptonte të parandalonte daljen e një filmi lokal së fundi, të publikuar në një version pirat online. Disa ISP bllokuan disa faqe për shpërndarje të skedarëve, në vend që të bllokoheshin URL-të.

Sipas raportit, nga përdoruesit, njė ISP e tillė, Reliance Communications, gjeti që shërbimin e vet ishte sulmuar gjatë javës së kaluar, duke i dërguar përdoruesit e vet nga faqet si Facebook dhe Twitter në një faqe protestuese.  Hakerët thanë gjithashtu që kanë sulmuar faqen dhe serverat e Reliance dhe thanë që kanė fituar qasje në një listë të madhe të URL-ve të bllokuara nga ndërmarrja.

Reliance Communications tha të hënën se e ka hetuar plotësisht çështjen dhe të gjitha uebfaqet dhe servërat janë të paprekur. “Ne kemi kërkuar masa parandaluese nga shtresat më të fuqishme të mundshme në sigurinė e IT-së në vend për të trajtuar çdo ndërhyrje që është e pa paralajmëruar,” –  tha ndërmarrja në një deklaratë. “Megjithë përpjekjet e përsëritura nga hakerët, serverat tanë nuk mund të sulmoheshin.”(CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>