Menaxhim Projektesh

IET: Përshpejtimi i broadband-it më i rëndësishëm se ndërtimi i aeroporteve dhe hekurudhave

Dec 27 2013
0 Shpërndarje
IET: Përshpejtimi i broadband-it më i rëndësishëm se ndërtimi i aeroporteve dhe hekurudhave

fibre_optics-578-80Sipas një studimi të realizuar së fundmi nga Institucioni i Inxhinierisë dhe Teknologjisë (IET) rezulton se në Britani broadband-i super i shpejtë konsiderohet më i rëndësishëm se ndërtimi i rrjeteve hekurudhore të cilësisë së lartë apo zgjerimi i kapacitetit të aeroporteve.

Për të arritur në këtë përfundim janë pyetur rreth 2000 persona të ndryshëm mbi aplikimin e përmirësimeve që do të mundësojnë rritjen e përfitimeve për ekonominë e Britanisë.

43% e të anketuarve besonin se përmirësimi i broadband-it në vend do të ndikonte më tepër se tipet e tjera të investimeve për rritjen e përfitimeve në ekonomi. Rreth 30% e të anketuarve mendonin se rritja e kapacitetit të aeroporteve do të sillte më tepër përfitime, duke ndërtuar terminale të reja në aeroportet ekzistuese ose duke ndërtuar aeroporte të reja.

Vetëm 16% theksuan se projektet e rrjeteve hekurudhore të shpejta (si për shembull HS2 që lidh Londrën me Birmigham-in) do të mundësonin përfitime financiare për Britaninë e Madhe.

Profesor Will Stewart, një prej drejtuesve të IET është shprehur: “Rezultatet e anketës tregojnë se pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë që rritja e kapacitetit të aeroporteve nuk do të sillte shumë përfitime ekonomike. Publiku po përcjell mesazhin se suportimi i ekonomisë elektronike nëpërmjet krijimit të broadbandit super të shpejtë do të sjellë shumë më tepër përfitime sesa projektet tradicionale të infrastrukturës si rritja e kapacitetit të aeroporteve apo ndërtimi i hekurudhave të shpejta.”

Po kështu edhe disa studime të tjera mbi efektet e broadband-it super të shpejtë kanë zbuluar se bizneset kanë mundur të kursejnë kohë dhe para falë përmirësimit të lidhjeve të internetit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>