Internet

IE9: Pesë ndryshimet për të cilat duhet të ketë kujdes çdo CIO

Mar 18 2011
0 Shpërndarje
IE9: Pesë ndryshimet për të cilat duhet të ketë kujdes çdo CIO

altÇfarë ka të reja versioni i ri i Internet Explorer në rrafshin e IT? Më shumë shpejtësi, veçori sigurie dhe përkrahje më të gjerë për ueb-standardet. Këto do të duhej t’i tërheqin vëmendjen çdo CIO-je. Promocioni për IE9 ka filluar qysh para një viti, i përcjellur nga beta versioni në shtator dhe një RC e lëshuar në shkurt, deri tek versioni final i lëshuar të hënën me 14 mars. Dikush mund të mendoj që Microsoft po tenton të rimarr veten me IE9, dhe ndoshta ashtu është, sepse IE9 sigurisht duket më ndryshe se versionet e mëparshme të këtij shfeltuesi.

Tashmë IE9 ka menjanuar shumicën e butonave, fushave kërkuese dhe menytë që bëjnë rrëmujë dhe shpërqëndrojnë përdoruesit nga ajo që u intereson më së shumti: uebfaqet. Por, prapa kësaj pamjeje të thjeshtë të IE9 ka edhe më shumë shpejtësi dhe fuqi, përderisa pasqyrimi i tekstit dhe grafikat janë zhvendosur nga CPU e kompjuterit në GPU (pjesa procesuese e grafikës) për të rritur performancën. IE9 gjithashtu ofron më shumë përkrahje për HTML5, një standard i popullarizuar për zhvilluesit që krijojnë media të pasura në ueb faqe.

Për IT ndërmarrjet, shpejtësia e IE9, rritjet e sigurisë dhe përdorimi më efiçent i harduerit do të jenë motive shtesë për kalim në IE9. Më poshtë po përmendim pesë veçoritë kryesore të reja të IE që IT menaxherët dhe CIO duhet të kujdesen.

Rritje e performancës: JavaScript, Harduer dhe HTML5

IT menaxherët e ndërmarrjeve nuk janë kurrë ata që do të hidhnin poshtë më shumë shpejtësi dhe fuqi të kompjuterit. IE9 sipas një zyrtari të IE9, është dizajnuar që nga themeli për të qenë shfletuesi më i shpejtë në treg me një makinë të re të JavaScript, që quhet Chakra.

IE9 gjithashtu vë në përdorim më shumë harduer të PC për të shpejtuar shfletuesin. E gjithë grafika, video, dhe teksti në IE9 janë shpejtuar duke përdorur GPU të ndihmojë bizneset të ndërtojnë aplikacione të bazuar në ueb që veprojnë më shumë si aplikacione bazë të Windows sepse kanë një performancë më të mirë duke përdorur të dyjat, edhe CPU edhe GPU, dhe performanca më e mirë do të thotë produktivitet më të mirë për kompaninë, vazhdoi zyrtari i Microsoft.

Microsoft ka qëndruar fortë në pikëpamjen e tyre që baza për IE9 është  HTML5 i bazuar në GPU, që është versioni më i avancuar i HTML, një gjuhë që përkrah të gjithë ueb faqet. HTML5 përdor GPU-në e kompjuterit të ofroj përkrahje brenda shfletuesit për video, audio dhe grafikë më të pasur, kështu duke marrë barrën nga CPU dhe duke mundësuar që kompjuteri të punojë më shpejt.
Nuk ka mungesë të shpejtësisë në IE në testet e shpejtësisë ndërmjet shfletusëve rival, Firefox dhe Crhome, që të dy do të fillojnë të përdorin HTML5 të bazuar në GPU. Edhe pse akoma nuk është kurorëzuar si “shfletuesi më i shpejtë”, Javescript makina e IE9 dhe përdorimi më i plotë i mikroprocesorëve dhe HTML5 do t’i japin IE një përparësi në këtë drejtim.

Mbajtja e fokusit tek ueb faqet

IE9 dizajni në politikën “më pak është më shumë” do të thotë më pak ndërprerje dhe shpërqëndrime për përdoruesit biznesor,  dhe Microsoft shpreson që dizajnimi dhe veçoritë naviguese në IE9 si JumpLists dhe AeroSnap do të shpejtojnë qasjen në aplikacionet biznesore dhe ueb faqet.

“Pinning” (gozhdimi) është një veçori themelore që mund të përmirësojë produktivitetin e punëtorëve, vazhdon zyrtari i Microsoft. Windows 7 ju lejon të “gozhdoni” aplikacione si AIM dhe Outlook në shiritin punues dhe t’u qaseni atyre si pulla. Por, IE9 zgjeron këtë veçori dhe ju lejon që të gozhdoni uebfaqe në shiritin punues dhe t’u qaseni atyre pa patur nevojë të hapni shfletuesin.

“Punonjësit mund të ‘gozhdojnë’ faqet personale dhe të punës në shiritin punues në Windows7 dhe pranojnë lajmërime dhe shohin JumpLists si parapamje imazhesh në shiritin punues,” vazhdon zyrtari nga Microsoft.
Është një faqe, The Huffington Post, që ka kursyer para me anë të faqeve të gozhduara dhe JumpLists.

Siguria e shfletuesit

As në IE8 shkalla e sigurisë nuk ka qenë e vogël, dhe s’do të jetë as në IE9 pasi disa veçori të sigurisë janë përmirësuar.
IE9 do të vazhdojë të mbroj përdoruesit me anë të teknologjive të sigurisë siç është SmartScreen Filter (bllokon faqet mashtruese që mund të shkarkojnë malware), Protected Mode (mbron nga uebfaqet që tentojnë të instalojnë programe në PC tuaj) dhe Cross-Site Script Filtering (parandalon kodet malinj nga injektimi në ueb faqe që mund të dërgojnë në vjedhjen e identitetin dhe informatave).

Duke përdorur SmartScreen, IE9 ka bërë punë të shkëlqyeshme në hulumtimet e fundit të bëra nga NSS Labs që teston se sa janë të suksesshëm janë shfletuesit në bllokimin e malware.
Një veçori e re sigurie në IE9 është përkrahja për Tracking Protection, që lejon përdoruesin të identifikoj dhe të bllokoj përmbajtje të ueb-faqe ve të treta që mund të përcjellin veprimtaritë online.
Edhe një tjetër veçori e re sigurie në IE9 që ia vlen të përmendet është integrimi në mes të SmartScreen filter dhe Menaxherit të Shkarkimeve të kontrolloj që fajllat që ka shkarkuar përdoruesi të vijnë nga burimet e besueshme dhe të mos përmbajnë viruse apo malware.

Mjetet shpërndarëse, menaxhuese dhe të pajtueshmërisë

Janë shumë mënyra për të shpërndarë IE9 në organizatën tuaj, thotë zyrtari i Microsoft, përfshirë përdorimin e Windows Update, System Center Configuration Manager (për kompanitë e mëdha), polisa grupore ose folder rrjeti.

IT menaxherët mund të përdorin IEAK 9 (Vegla Administruese për Eksploruesin e Internetit) të migrojnë pako të veçanta për përdorues biznesësh dhe të menaxhojnë veçoritë e përdoruesit pasi IE9 të jetë shpërndarë.

IE9 do të jetë i rikthyeshëm për funksionalitetin shfletues deri në IE6. Përdoruesit mund të pasyqrojnë faqet që janë jashtë grushtit të IE9 duke klikuar në butonin “pamja e pajtueshmërisë (compatibility view)” që paraqitet afër fushës së URL. Ky buton paraqitet vetëm në faqe që nuk janë plotësisht të pajtueshme për IE9. IT administratorët mund të programojnë në mënyrë grupore faqet në versionin e pajtueshëm.

Me Windows XP nuk ka pajtueshmëri për IE9. IE9 punon me Vista SP2 dhe Windows 7, por ndërmarrjet dhe konsumatorët që akoma punonë me Windows XP nuk do të jenë në gjendje të përdorin IE9. Kjo e bën shfletuesin e parë të Microsoft që nuk do të ketë përkrahje për XP.

Përkrahja për Ueb Standarde Moderne

Microsoft po këmbëngul që IE
është “shfletuesi më i përpiluar me shumicën e standardeve ndonjëherë“ me përkrahje të plotë për standardet e industrisë si HTML5, CSS3, dhe SVG1.1.
Microsoft ka qenë i kritikuar për mospërfshirjen e ueb standardeve në të kaluarën dhe ka premtuar përkushtim “të punoj afër me trupat standardizues si W3C që të ndihmojë të zhvillojë këto standarde me anë të IE9,” vazhdoi zyrtari nga Microsoft.

Kur ndërmarrjet ndërtojnë ueb faqe të bazuara në ueb standarder moderne ato mund të bëjnë këtë duke ditur që ueb faqet e tyre do të punojnë në IE9, ashtu si në shfletuesit si Firefox dhe Crhoome që kanë adaptuar këto standarde të industrisë, thotë zyrtari nga Microsoft. “Por, mënyra më e mirë të ndërtosh faqe për Windows është të ndërtosh në HTML5 për IE9,” përfundoi zyrtari i Microsoft. /cio.al

Lajmet e fundit>