Aplikacione

IE mund të bie nën 50%

Sep 2 2011
0 Shpërndarje
IE mund të bie nën 50%

Sipas statistikave të publikuara dje nga ndërmarrje që bën matje në ueb, Net Applications, Internet Explorer (IE) do të humbas vendin e vet si shfletuesi më i përdorshëm.

Nëse ritmi i rënies së përdorimit të shfletuesit IE vazhdon kështu gjatë 12 muajve të ardhshëm, IE do të bie nën 50% në qershor 2012.

Në gusht, IE humbi ra në 55.3%. Por Microsoft vazhdoi gjatë ditës së djeshme duke shënuar sukses me lëshimin e IE 9, veçanërisht që vinte i instaluar në Windows 7.

Në këtë sistem të ri operativ, shfletuesi IE9 ka 20.4% përdorim në krahasim me të gjithë shfletusit dhe 27.7% në Windows 7 në Shtetet e Bashkuara, tha Roger Capriotti, i cili është drejtor i tregut të IE-së, në  një intervistë gjatë ditës së djeshme.

“Kjo është se si ne e masim suksesin në biznesin e IE-së” tha Capriotti, duke iu referuar përqëndrimit të ndërmarrjes Microsoft në IE9 dhe Windows 7.

IE9 funksionon në Windows 7 dhe Vista, por nuk funksionon në Windows XP, në sistemin shumë të suksesshëm botëror, që përdoret më shumë se çdo sistem tjetër operativ.

Capriotti refuzoi që të flas për rënien e IE-së.

Gjatë 12 muajve, Chrome është rritur për 7.8%, duke mbërrirë kështu në 15.5% në gusht, që paraqet rritjen e vet të madhe të arritur ndonjëherë. Firefox shënoi rënie në 22.6%, për dallim  nga gjendja që e kishte në prill 2010, me 25.1%.

Shfletuesi i Mozillas është në rrezik për humbjen e vendit të vet të dytë, ku ka qenë për një kohë të gjatë si alternativë për IE. Nëse Firefox dhe Chrome shkojnë me këtë ritëm, Chrome do të kalojë Firefoxin, gjersa IE bjen nën 50% në qershor 2012.

Safari i Apple ka qëndruar me 4.6%, ashtu siç ka qëndruar edhe Opera me 1.7%./cio.a

Lajmet e fundit>