Mobile

IDC: Tregtimi i pajisjeve të zgjuara u rrit me 29.1% në 1.2 miliardë gjatë 2012

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
IDC: Tregtimi i pajisjeve të zgjuara u rrit me 29.1% në 1.2 miliardë gjatë 2012

smartphonesSipas IDC tregu për “pajisje të zgjuara” po rritet shumë shpejt, duke u shoqëruar me një interes masiv të konsumatorit global për smartfonë dhe kompjuterë. Gjithashtu IDC “nën termin pajisje të zgjuara ” përfshin edhe kompjuterët portabël edhe desktop që pësuan një rënie në tremujorin e katërt të 2012.

Por gjithsej u tregtuan 367.7 milionë “pajisje të zgjuara” në tremujorin e katërt të 2012, një shifër që të çudit pavarësisht si e shikon. Duke marrë vitin e plotë të 2012, IDC vlerëson se hapësira e përgjithshme e “pajisjeve të zgjuara” u rrit me 1.2 miliardë dërgime te akumuluara. Që i bie një rritje me 29%.

Firma e kërkimit tha se dërgesat e tabletave përjetuan rritjen më të madhe ndër vite në 2012, me 78.4 % më shumë se në 2011, ndërsa smartfonët u rritën me 46.1 % por i llogaritur si 60.1 % i të gjitha pajisjeve të zgjuara të dërguara gjatë gjithë vitit.

Ryan Reith, menaxher programi tek IDC,tha: “Smartfonët edhe tabletët po rriten me një ritëm që kompjuterët nuk mund të maten për shkak të çmimeve të pajisjeve edhe disa shtesave të disponueshmërisë. Çmimi mesatar i shitjes(APS) për tabletë zbrit nga 15% në 2012 në 461$, dhe ne presim që ky trend rënieje të vazhdojë edhe në 2013. Gjithsesi çmimi mesatar i smartfonëve janë akoma më të ulët në 408$.

tabela smartfon

Mbas përfundimit në vend të dytë pas Apple në 2011 në tregun e “pajisjeve të zgjuara” Samsung u vendos në pozicionin e parë gjatë 2012 me vetëm 20% të ndarjes së tregut për të katërta kategoritë e pajisjeve.

Gjithsej, Samsung tregtoi 250 milion kompjuterë PC, tabletë edhe smartfonë gjatë vitit të kaluar, 119.3% më shumë se viti i mëparshëm. Gjithsesi pavarësisht zhvillimit të Samsung kategorinë e tabletëve gjatë 2012 e drejtoi Apple. (CIO Albanian)

Chart: Worldwide Smart Connected Device Market Share by Product Category, 2010-2012Description: IDC’s Smart Connected Device Tracker looks at a holistic view of PCs, tablets, and smartphone, to help further analyze the shifting trends between product categories. The research program covers over 50 countries in detail, and provides quarter market sizing, vendor analysis, and forecasting across all product groups in a combined view. For further information contact Kathy Nagamine at [email protected]Tags: Author: IDCcharts powered by iCharts

Lajmet e fundit>