Business & Management

IDC: Shpenzimet mbi teknologjinë do të rriten me 6% këtë vit

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
IDC: Shpenzimet mbi teknologjinë do të rriten me 6% këtë vit

Tech spendingIDC ka parashikuar normën e rritjes së shpenzimeve për IT-në në SHBA gjatë vitit 2013, e cila pritet të jetë 6%, shifër që mbetet e pandryshuar nga viti i kaluar.

Firma që operon në fushën e kërkimit dhe studimit të tregut raporton se ndër arsyet për këtë stabilitet të këtij treguesi janë pasiguritë ekonomike, “fiscal cliff” (term që përdoret në SHBA për të treguar rënien e menjëhershme të defiçitit buxhetor federal për shkak të rritjes së taskave dhe rënies së shpenzimeve), tkurrja e mundshme e PBB dhe problemet e vazhdueshme në Evropë.

Norma e rritjes së shpenzimeve për IT-në mund të jetë “shumë pak më e lartë se vitin e kaluar”, megjithatë IDC nuk jep shifra konkrete për shkak të pasigurive të tjera që merr në bazë në analizë. Ndërkohë, Forrester Research e ka ulur me 1% normen e parashikuar të rritjes së shpenzimeve për IT-në.

Fillimisht firma kishte parashikuar se norma do të ishte 7.5%, shifër kjo që ka zbritur në 6.5% pas rianalizimeve të bëra. Shpenzimet më të mëdha variojnë në shtete të ndryshme të SHBA-së dhe ndikohen më tepër nga investimet më të mëdha në këto shtete lidhur me sektorët e kujdesit për shëndetin, prodhimin si dhe shërbimet profesionale për biznesin. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>