Business & Management

IDC: Samsung shet më tepër smartfonë se sa katër rivalët e vet së bashku

Jul 26 2013
0 Shpërndarje
IDC: Samsung shet më tepër smartfonë se sa katër rivalët e vet së bashku

Samsung1Sipas të dhënave të fundit për tremujorin e dytë të vitit 2013 nga IDC, Samsung ka shitur më tepër se dyfish smartfonë se sa Apple. Në fakt, me 72.4 milionë shitje në këtë periudhë kohore, gjiganti korean ka shitur më tepër smartfonë se sa katër rivalët e vet më të mëdhenj së bashku.

Në këtë tremujor të vitit, Apple ka shitur 31.2 milionë smartfonë, i ndjekur nga LG, Lenovo dhe ZTE me 12.1, 11.3 dhe 10.1 milionë shitje. Sidoqoftë, në terma relativë dhe Samsung dhe Apple kanë humbur aksione në treg vit-për-vit, derisa sfiduesit e tyre më të mëdhenj janë ngritur, duke sinjalizuar një ndërrim të mundshëm në treg, deri tani të kryesuar nga dyshja Samsung-Apple.

Vëreni që Huawei, që ishte prodhuesi i tretë më i madh i smartfonëve në botë një tremujor më parë, nuk është më në këtë pozitë. Së bashku me Nokia-n, HTC-në dhe të tjerë, ai ka arritur të shes 100.8 milionë smartfonë, një ngritje prej 2.2 për qind vit-për-vit. E tëra kjo ndodhi kundër sfondit të njëtremujori të mrekullueshëm për smartfonët në përgjithësi, shitjet e të cilëve janë ngritur në 237.9 milionë në tremujorin e dytë, që paraqet një ngritje prej 52.3 për qind vit-për-vit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>