Harduer

IDC: Në vitin 2015 shitjet e tabletëve pritet të tejkalojnë shitjet e kompjuterave

May 29 2013
0 Shpërndarje
IDC: Në vitin 2015 shitjet e tabletëve pritet të tejkalojnë shitjet e kompjuterave

tabletInstitucioni kërkimor i tregut IDC ka vlerësuar se këtë vit shitjet e tabletëve do të rriten me 59% që do të thotë 229.3 milion njësi. Kjo vlerë është shumë më e lartë se ajo e shitjeve të kompjuterëve notebook për këtë vit.

IDC ka parashikuar se në vitin 2015 shitjet e tabletëve do të tejkalojnë shitjet e kompjuterëve desktop dhe notebook. Ky fenomen është i rëndësishëm pasi tregon ndryshimin e qëndrimit të konsumatorëve ndaj pajisjeve kompjuterike si dhe aplikacioneve dhe ekosistemit që ato suportojnë.

Aktualisht tregu i pajisjeve kompjuterike tradicionale po kalon një periudhë të vështirë për dy arsye kryesore:

– Për shkak të zhvillimeve më të fundit ekonomike njerëzit tregohen më të kujdesshëm me shpenzimet e tyre.

– Pajisjet mobile po fitojnë gjithnjë e më tepër popullaritet.

IDC gjithashtu parashikon këtë vit një ulje të çmimit mesatar të tabletëve me 11% që do të thotë se pjesa më e madhe e tyre do të kushtojnë afërsisht 381 $.

Mesa duket njerëzit preferojnë më tepër tabletët e vegjël kundrejt atyre me përmasa të mëdha pasi institucioni ka parashikuar se këtë vit 55% e tabletëve që do të shiten do të jenë me përmasa të vogla. (CIO Albanian)

Tags >

tablet
Lajmet e fundit>