Karriere

IDC: Konsumerizimi i teknologjisë po ndryshon rolin e IT

Jun 13 2011
0 Shpërndarje
IDC: Konsumerizimi i teknologjisë po ndryshon rolin e IT

altKonsumerizimi i teknologjisë në vend të punës, ku punonjësit sjellin pajisjet e tyre dhe regjistrohen sipas zgjedhjes së tyre në sistemet cloud, po ndryshon në mënyrë drastike rolin e IT departamentit në ndërmarrje.

Ky përfundim vjen nga shtëpia analiste IDC, e cila i paralajmëron IT menaxherët për ndryshimet që do të vijnë.

Nick McQuire, drejtor hulumtues në IDC, në konferencën e parë të kompanisë për “Konsumerizimin e IT” që u mbajt në Londër u drejtua të pranishmëve duke thënë: “Bota e re e pajisjeve mobile po ndryshon filozofinë e IT. Nuk është më aq lartë e kontrolluar sa ishte më parë.”

Shumë biznese po përpiqen të lejojnë disa pajisje dhe sisteme të jenë vet-furnizuese, por po vazhdojnë të mbajnë kontrollin qendror, tha ai. “Është një akt balancues. Ju s’dëshironi që të kyçni tërë sistemet tuaja, por ju keni nevojë për siguri dhe policat e duhura.”

McQuire tha që ka filluar të vërehet një “IT në hije” në biznese, ku njerëzit zgjedhin dhe autorizojnë sistemet e tyre, shpesh me anë të cloud. “Definitivisht kjo rrezikon sigurinë dhe të dhënat,” tha ai.

Konsumerizmi, shtoi ai, “prezanton një mundësi masive” për reduktimin e kostove të pajisjes, inovacioneve ndihmëse dhe rritjen e produktivitetit.

Por, ai edhe paralajmëroi për “risqet dhe sfidat të rëndësishme” që përfshijnë aranzhimet se kush është përgjegjës për sistemet dhe të dhënat, ashtu si edhe koston dhe vështirësitë e lidhura me menaxhimin e teknologjisë.

Më pak se një e pesta e bizneseve vlerësohet të kenë softuerët dhe aftësitë për të menaxhuar pajisjet personale. Dhe 41% e tyre është e brengosur për koston, derisa 37% janë të brengosur për menaxhimin, gjithnjë sipas sondazhit të IDC.

IDC parasheh që 1.3 milionë aplikacione do të shkarkohen në celularë të mençur dhe tableta gjatë këtij viti, në krahasim me 75,000 sa do të shkarkohen në PC. Për më tepër numri i celularëve të mençur dhe tabletave që do të shiten është 120 milionë më shumë se sa PC.

“Qendra e gravitetit po ndryshon nga lidershipi tradicional Wintel, dhe pajisjet konsumues mobile janë një faktor i madh në këtë drejtim,” tha ai. “Tabletat po shndërrohen nga një stoli e nivelit të lartë të menaxherëve në një nevojë për biznes. Ka një gatishmëri të madhe për të eksperimentuar në veçanti me iPad-ët, të cilët tani janë të lejuar edhe në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik.”

McQuire në fund shtoi që konsumerizimi i IT “në thelb ishte një forcë për të mirë”. Por ai shtoi që “konsumerizmi duhet të menaxhohet në mënyrë aktive”.

Bizneset duhet të përgatiten për një xhiro aplikacionesh për 6 deri 12 muaj, tha ai, “shumë më shpejtë se një cikël planifikimi tipik për IT që zgjaste deri 5 vite.”

Lajmet e fundit>