Investim

IDC: Google largon Yahoon nga pozita e liderit të reklamuesve

May 26 2011
0 Shpërndarje
IDC: Google largon Yahoon nga pozita e liderit të reklamuesve

altYahoo, lideri i përhershëm i reklamimit online në SHBA, ka humbur pozitën e parë në këtë segment të marketingut nga rivali i përjetshëm, Google, sipas një raporti të publikuar të enjten.

Në çerekun e parë të këtij viti, reklamimi i ekspozuar i Google në SHBA është rritur në 14.7% nga 13.3% sa ishte në çerekun e fundit të 2010-tës, përderisa Yahoo ka rënë në 12.3% nga 13.6% sa kishte.

Ky lajm është inkurajues për Google, që për shumë vite ka qenë një lojtarë i vogël në reklamat e shfaqura. Sidoqoftë, ata kanë bërë investime për të përmirësuar pozitën e tyre, përfshirë shpenzimin e miliardave për të blerë DoubleClick dhe YouTube.

Për Yahoo-n, ky zhvillim është telash, pasi që reklamat e shfaqura janë bërthama e biznesit të tyre, që mbullonte disi performancën e dobët në biznesin e kërkimeve.

Google dominoi biznesin e kërkimeve me një treg prej 60% në çerekun e parë, i ndjekur nga Microsoft me gati 8% dhe Yahoo me 7%. Një pakt kontraverz për kërkim nga Yahoo dhe Microsoft për të përballuar dominimin e Google ka nisur me një fillim të ngadalshëm, me Yahoo-n që ankohet se të hyrat-për-kërkim (RPS) i tyre nuk ka përmbushur pritjet e tyre në tregjet ku tashëm ata përdorin platformën AdCenter të Microsoftit.

Në anën tjetër një lajm pak i mirë për Yahoon dhe ofruesit tjerë të vogël të reklamave si AOL dhe Mircorosft në raportin e IDC është që rritja e Google në reklamat e shfaqura nuk ka arritur bizneset e tyre, të cilët kryesisht janë reklamues brendesh. Google kryesisht lidhet me reklamuesit e vogël dhe të mesatar në kërkime që të reklamojnë në Google Display Network (GDN), sipas IDC.

Edhe pse larguan Yahoo-n nga pozita e parë, Google duhet të ketë kujdes nga Facebook, të cilin IDC e pret të bëj një përparim të dukshëm në reklamat e shfaqura në vitet në vijim.

Studimi i IDC-së gjithashtu gjeti që shpenzimet për reklamime në internet janë rritur 14.3% në mbarë botën në çerekun e parë në 18.2 miliardë dollarë, përderisa shpenzimet në SHBA janë rritur për 14.2% dhe në 8.1 miliardë dollarë.

Në një studim të veçantë të publikuar gjithashtu të enjten, Byroja për Reklamim Interaktiv dhe PricewaterhouseCoopers mbërthyen shpenzimet e reklamimit në internet në SHBA me një rritje prej 23% në 7.3 miliardë dollarë.

Reklamimi në kërkim vazhdon të jetë formati më i popullarizuar i reklamimit me 48.7%  të shpenzimeve në çerekun e parë, përderisa shpenzimet për reklamat e shfaqura ishte në pozitën e dytë me 33.3%. sidoqoftë, përgjatë dy viteve të kaluara, shfaqja e reklamave ka qenë në një rritje më të lartë, sipas IDC.

Lajmet e fundit>