Business & Management

IDC: Facebook, Pandora dhe Twitter, mbretërit e reklamave mobile

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
IDC: Facebook, Pandora dhe Twitter, mbretërit e reklamave mobile

idcSipas një studimi të fundit të realizuar nga IDC lidhur me mënyrën se si shiten dhe paraqiten reklamat mobile, Facebook, Pandora dhe Twitter kanë fituar një terren të jashtëzakonshëm në këtë fushë.

Ndërsa deri një vit më parë ishin rrjeteve reklamuese ato që shisnin reklama online për botuesit dhe njëkohësisht ata që kontrollonin këtë treg, sot, sipas raportit në fjalë, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike.

“Në aspektin e shfaqjes së reklamave, epokës së rrjeteve reklamuese i ka ardhur fundi.

Buxhetet e reja që janë krijuar sot për reklama mobile janë më të lehta për të arritur në destinacion, krahasuar me ato më parë,” u shpreh IDC.

Ajo që është interesante të vihet në dukje është fakti se pjesa më e madhe e liderëve në shfaqjen e reklamave mobile nuk po arrinin të shisnin më gjatë vitit 2011. Facebook-u, i cili ka siguruar numrin një, ka filluar të shesë reklama mobile vetëm në tremujorin e dytë të 2012-s.

Shfaqja e reklamave mobile kapi shifrën e 1.7 miliardë $ të shpenzimeve në vitin 2012, duke u rritur me 1 miliardë $ nga viti më parë.

Facebook-u dhe konkurrenti i tij më i afërt Pandora, fituan mbi 200 milionë $ në shfaqjen e tyre gjatë vitit 2012.

Twitter renditej i treti me mbi 100 milionë $ të ardhura neto, ndjekur nga AOL, The Weather Channel, Microsoft dhe Yahoo.

Sipas parashikimeve të IDC, Facebook ka shumë mundësi ta ruaj vendin e parë gjatë këtij viti. Megjithatë, Twitter po pëson rritje të fuqishme, edhe pse ende nuk dihen strategjitë e kompanisë në këtë sektor.

Përsa i përket reklamave gjatë kërkimit, Google vazhdon të mbetet dominues.

Raporti parashikon gjithashtu se në terma afatshkurtër asnjë kompani tjetër, përfshi Microsoft-in apo Yahoo-në, nuk do të arrijë ta pengojë këtë dominim.

Së fundmi, IDC parashikon se shpenzimet për reklamat mobile do të arrijnë 7 miliardë $ gjatë vitit 2013, duke pasur një rritje nga 4.5 milionë në vitin 2012. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>