Siguri

ID-të e vjedhura të Facebook në shitje

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
ID-të e vjedhura të Facebook në shitje

Një haker i quajtur Kirllos bën tregti të pazakontë për këdo që dëshiron të vjedhë, grabisë apo mashtrojë në Facebook: një numër i paprecedentë llogarish të përdoruesve ofrohen për një çmim shumë të volitshëm.Hulumtuesit në iDefense të VeriSign së voni kanë treguar që Kirllos është duke shitur emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet në një forum hakerësh, por ajo që kishte kapur vëmendjen e tyre ka qenë volumi i kredencialeve që ai kishte në shitje- 1.5 milion llogari.iDefense nuk e di nëse llogaritë e Kirllos janë legjitime dhe Facebook nuk është përgjigjur ndaj mesazheve që kërkojnë komente. Nëse ato janë legjitime, Kirllos ka detajet e 1 në çdo 300 përdorues të Facebook-ut. Çmimi i kërkuar varion nga 25$ deri në 45$ për 1000 llogari, varësisht numrit të kontakteve që ka secili përdorues.

Deri më tani, Kirllos duket se ka shitur afro 700,000 llogari, thotë Rick Howard, drejtor i inteligjencës në VeriSign. Çmimet që kërkon Kirllos janë shumë të lira në krahasim me hajdutët e tjerë. Në raportin e tij të fundit për kërcënimet e Sigurisë në Internet, Symantec ka kuptuar që e-mail-ët dhe fjalëkalimet zakonisht shkojnë prej 1$ deri në 20$ për llogari; Kirllos kërkon vetëm 0.025$ për një llogari Facebook. Kurse çmimi për kartelat e kreditit apo detaje të llogarive bankare mund të shkojë më shumë, duke u radhitur prej 0.85$ deri në 30$ për numrat e kartelave të kreditit dhe 15$ deri në 850$ për llogari bankare online të kualitetit të lartë.

Lajmet e fundit>