Investim

ICO-të kanë ngritur 1.3 miliard dollar përgjatë 2017-ës

Aug 9 2017
0 Shpërndarje
Lideri në këtë industri ishte monedha Tezos e cila grumbulloi 232 milion dollar në Korrik për të financuar teknologjinë e saj blockchain e cila është ende në fazë testimi. ICO-të kanë ngritur 1.3 miliard dollar përgjatë 2017-ës

ICO-të (Initial Coin Offering) kanë shpërthyer këtë vit. Sipas Coindesk, kompanitë në mbarë botën kanë përdorur blockchain për të ngritur investime prej 1.366 miliard dollarësh.

Përgjatë 2014-2016-ës kjo shifër ishte vetëm 295 milion dollar. Për ta vënë në perspektivë, të gjitha startupet Amerikane të kombinuara ngritën 21.8 miliard dollar.

Ndërsa u mbajtën 52 IPO të cilat ngritën 11 miliard dollar. E thënë ndryshe nga një perspektivë globale, ICO-të janë ende të vogla.

Lideri në këtë industri ishte monedha Tezos e cila grumbulloi 232 milion dollar në Korrik për të financuar teknologjinë e saj blockchain e cila është ende në fazë testimi.

Kjo ICO erdhi vetëm pak javë pasi Bancor ngriti 153 milion dollar për teknologjinë e tij blockchain. Të dy ICO-të mbështeteshin nga Tim Draper, një kapitalist i cili ka qenë goxha pesimist për blockchainin në të kaluarën.

Megjithatë muajt e fundit ICO kanë përfunduar në zonën gri kur flasim për rregullimin e tregut. Autoritetet Amerikane thonë se shitja e monedhave në ICO duhet të konsiderohet si shitje e letrave me vlerë dhe kështu tu nënshtrohen rregulloreve përkatëse të industrisë. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>