Internet

ICANN: Google-it nuk do t’i japim domaine pa pika

Aug 20 2013
0 Shpërndarje
ICANN: Google-it nuk do t’i japim domaine pa pika

googleInternet Corporation for Assigned Names and Numbers (ICANN), e cila shërben si rregullatore e emrave të domaineve në internet, ka votuar gjatë javës që kaloi kundër implementimit të emrave pa pikë, duke i dhënë fund shpresës së Google-it për të prezantuar dhe njëkohësisht zotëruar http://search, http://app, http://blog dhe http://cloud. Propozimi i Google-it tek ICANN konsistonte në faktin që t’i lejohej kompanisë të kishte kontroll mbi domainet e mësipërme pa pika. Në këtë mënyrë, duke shkruar ato përdoruesit do të ridrejtoheshin në faqe të posaçme për ta përmes një standardi të ri teknik për të cilin kompania kishte punuar prej muajsh. Për shembull, Google kërkonte që shkrimi i http://search të hapte një motor kërkimi në bazë të preferencave të përdoruesit – qoftë ajo Google, Bing, Yahoo etj. Në të njëjtën mënyrë, nëse përdoruesit do të shkruanin http://blog, atëhere ata do të drejtoheshin në platformën e specifikuar paraprakisht të blogerëve, ndërkohë që http://cloud do të bëntë të njëjtën gjë me hapësirat në cloud. http://app do të hapte dyqanet e aplikacioneve për mobile dhe desktop.

Në refuzimin që u miratua gjatë kësaj jave, ICANN u shpreh se nuk i kishte pranuar domainet pa pikë sepse, në bazë të studimeve që ishin bërë, prezantimi i tyre do të ngrinte risqe të mëdha mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Sigurisht, ky refuzim nga ana e ICANN nuk është i papritur duke marrë parasysh kulturën disi statike dhe jo shumë të prirur ndaj ndryshimeve që mbizotëron në organizatë. Ajo shtoi gjithashtu se shumë shpejt do të prezantohen rreth 2000 emra të reja domainesh. Gjithsesi, organizata njihet për ‘’ngathtësinë’’ e saj kur vjen puna tek lançimet e reja. Disa prej tyre që janë prezantuar gjatë këtij viti janë .شبكة (arabisht për “ueb”), .游戏 (kinezçe për ‘’lojëra”), .онлайн (rusisht për “online”), dhe .сайт (rusisht për “uebfaqe”). Ndërkohë, Google po lufton për emrat .search, .app, .blog, .cloud, dhe .map, ndërsa Amazon ka firmosur aplikimet për .book dhe .amazon.  (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>