Internet

ICANN filloi lançimin e adresave të internetit përtej .com, .net dhe .edu

Oct 25 2013
0 Shpërndarje
ICANN filloi lançimin e adresave të internetit përtej .com, .net dhe .edu

icann_logoNë qoftë se deri tani ju duken të çuditshme prapashtesat .biz dhe .mobi në fund të adresave të internetit atëherë nuk keni parë ende asgjë. Prej kohësh është bërë plani i shtimit të 1400 prapashtesave të reja për adresat e internetit të quajtura domeine të përgjithshme të nivelit të lartë “GTLD” (generic top-level domains).

Ditën e mërkurë u realizua shtimi i 4 GTLD-ve të reja, të cilat nuk përdorin sete karakteresh latine. Ndër to përfshihet fjala “lojë” në gjuhën kineze, fjala “ueb ”në gjuhën arabe, fjalët “on line” dhe “faqe” në gjuhën ruse.

Akram Atallah, president i domeineve të përgjithshme në ICANN, është shprehur: “Nëpërmjet programit të ri të GTLD-ve, përveç lehtësimit të konkurrencës dhe inovacionit, një prej qëllimeve më të rëndësishme të ICANN-it është ofrimi i ndihmës në krijimin e një Interneti gjithëpërfshirës pavarësisht gjuhës ose rajonit. Për këtë arsye ne i kemi dhënë prioritet proçesimit të Emrave Internacionalë të Domeineve (IDN).”

Ky proçes mbikëqyret nga ICANN, Korporata Ndërkombëtare për Emrat dhe Numrat e Akredituar, pavarësisht ankesave të atyre që disponojnë marka pasi në këtë mënyrë do të rritet numri i destinacioneve shqetësuese ku ata duhet të kujdesen për mbrojtjen e markës.

ICANN ka njoftuar se ditën e mërkurë është realizuar shtimi i domeineve të reja në serverat qendrorë që disponojnë listat kryesore të adresave të Internetit, megjithatë ende nuk janë gati për t’u përdorur. Do të duhet të kalojnë rreth 30 ditë në mënyrë që zotëruesit e markave të kenë mundësi të regjistrojnë adresat duke përdorur vetë markën e tyre. Për shembull, General Motors mund të mos dojë të regjistrojë vetëm chevrolet.com, por edhe chevrolet.car, chevrolet.nyc dhe chevrolet.eco. (CIO Albanian)

Tags >

ICANN
Lajmet e fundit>