Business & Management

IBM shpejton qasjen në të dhëna nga celularët

Jun 21 2012
0 Shpërndarje
IBM shpejton qasjen në të dhëna nga celularët

IBM paraqiti platformën e vet mobile për ndërmarrje, duke premtuar qasje në përmbajtjen e përbashkët të bashkëpununimit në çdo kohë.

Takohuni me IBM Content Navigator, që është një zgjidhje e re softuerike e dizajnuar për t’ju dhënë punëtorëve qasje në një gamë më të gjerë dokumentesh, incizimesh, fotografish dhe përmbajtjes së rëndësishme për të shtuar produktivitetin dhe efikasitetin.

Klienti për mobil, Content Navigator, është i ndërtuar përmes standardeve të hapura (HTML5 dhe CMIS), për të ofruar një përvojë me më shumë përmbajtje për përdoruesit në sistemet dhe pajisjet mobile. Është një dhomë për rregullim ku punëtorët mund të hapin fusha bashkëpunimi me ndihmë “minimale” të IT-së. IBM këshillon që departamentet përfituese të kësaj platforme janë shitjet, burimet njerëzore, njësitë financiare ose ato ligjore.

Natyrisht, softueri i ri i IBM-it ka një gërshetim të madh të të dhënave. Si zakonisht me celularët, platformat e bazuara në cloud, Content Navigator është i dizajnuar për t’ju dhënë punëtorëve qasje në të dhënat e rëndësishme çdo herë, dhe në çdo kohë.

Lajmet tjera nga IBM, bëjnë me dije se gjiganti teknologjik poashtu është duke paraqitur softuerin e ri analizues dhe parashikues të rrjeteve sociale. Pakoja Analytical Decision Management është dizajnuar për t’jua mundësuar organizatave që të përdorin aftësi të inteligjencës në çdo vendim virtual të bizneseve dhe proces më të shpejt vendimmarrjeje, dhe kjo mundësohet falë aftësisë së kësaj ndërmarrjeje për të grumbulluar pamje në të dhënat e brendshme në çështje sekondash. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>