IT Organizate

IBM prezanton pako të reja analitike

Mar 21 2012
0 Shpërndarje
IBM prezanton pako të reja analitike

IBM ka prezantuar tri pako të shërbimeve dhe softuerëve për të ndihmuar organizatat të analizojnë të dhënat e tyre për profitin dhe efiçencën e përmirësuar.

Këto tri oferta kalojnë softuerët analitikë të zakonshëm për adresimin e tri detyrave specifike: zbulimin e mashtrimeve financiare, parashikimin e sjelljes së konsumatorit, dhe vlerësimin e riskut financiar.

“Të keni softuer është e rëndësishme por të keni ekspertizë industrie dhe një domen diturie është goxha esenciale për kompaninë,” deklaroi Deepak Advani, nënpresident në divizionin e analizave biznesore në IBM. Ai theksoi që IBM ka për qëllim që me anë të këtyre pakove të kombinojë softuerin e saj analitik me mësimet që ka marrë nga instalimi i këtij softueri për klientët e kompanisë.

Në punën e shpërndarjes së sistemeve, divizioni i shërbimeve të IBM ndeshet me shumë sfida të ngjashme në klientë të ndryshëm. Këto pako do të përfshijnë ato që IBM ka mësuar gjatë këtyre shërbimeve. Gjithashtu kjo pako përshkruan një ekspertizë të zgjeruar të hulumtimeve të kompanisë dhe softuerëve të IBM, si SPSS, Cognos, Clarity dhe WebSphere.

IBM ka zhvilluar një pako për zbulimin e mashtrimeve për të ndihmuar agjencitë e sigurimit, kompanitë e kujdesit shëndetësor dhe agjencitë qeveritare që zbulojnë çështje të rreme para se të paguajnë për to. Zakonisht këto organizata kanë praktikat e tyre në identifikimet e çështjeve të rreme, por ato identifikojnë këto vetëm pasi të paguajnë për ato çështje. Sistemi i IBM mund të ndërtohet që të zbuloj shenjat e para të mashtrimeve bazuar në analizat e të dhënave historike.

Pakoja tjetër për analizimin e veprimeve të konsumatorëve parashikon zakonet e tyre në blerje dhe sjelljet e tjera të ngjashme. Një sistem i tillë mund të ofroj ato që IBM i quan “veprimet më të mira të ardhshme” ose sjelljet që do të shfaq konsumatori në të ardhmen bazuar në veprimet e mëparshme. Për shembull, kompanitë në industrinë e telekomunikacionit mund të përdorin këto sisteme për të parashikuar nëse konsumatori mund të heq dorë nga një shërbim, gjë që mund të ndihmoj kompaninë për të bërë kundër-ofertë për të ruajtur konsumatorin.

Pakoja e fundit merret me riskun financiar. Ky sistem është i përshtatur për CFO-të e organizatave dhe personalin tjetër ekzekutiv financiar. Sistemi do të përdor performancat e kaluara dhe të dhënat kryesore për të parashikuar performancën në të ardhmen. Për shembull, një CFO mund të përdor sistemin të parashoh se si një rënie për 10% në shitjet do të ndikoj financat e tërë kompanisë.

Pos këtyre tri pakove, IBM është duke zhvilluar një numër të veçuar të ofertave për analizat. Në përgjithësi, kompania është duke punuar në adresimin e një tregu të gjerë. IDC vlerëson që kompanitë do të shpenzojnë mbi 120 miliardë dollarë në sistemet analitike deri në vitin 2015. E në anën tjetër IBM pret që të korr 16 miliardë dollarë të hyra nga analizat biznesore deri në vitin 2015.

Lajmet e fundit>