IT Organizate

IBM ofron teknologji bankare në Afrikë

Jan 10 2012
0 Shpërndarje
IBM ofron teknologji bankare në Afrikë

IBM ka nënshkruar pesë marrëveshje strategjike në sektorin financiar në Keni, që është edhe një shembull tjetër për inovacionet që po ndodhin në sistemin bankar afrikan. IBM gjithashtu ka njoftuar për partneritetin me operatorin telefonik Vodafone, të cilën IBM do ta ndihmojë të ofroj shërbimet e parave mobile M-PESA të operatorit Safaricom që shërben mbi 15 konsumatorë në Afrikën Lindore.

Në sektorin bankar IBM do të ofroj shërbime teknologjike për pesë banka në Keni në përkrahje të rritjes së shpejtë dhe ndihmës për lançimin e shërbimeve të reja si shërbimet bankare mobile dhe e-banking. Këto pesë banka janë: Credit Bank; Co-operative Bank; Family Bank; National Bank of Kenya; dhe National Industrial Credit Bank. Me këto marrëveshje strategjike IBM rrit në 20 numrin e marrëveshjeve që ka nënshkruar vitin e kaluar edhe me banka tjera afrikane.

Varësisht prej nevojave të ndryshme të këtyre bankave, IBM do të ofroj ndihmë në zgjerimin e tregut dhe lançimin e produkteve dhe shërbimeve të reja; krijimin e një sistemi bankar për rindërtimin e proceseve biznesore dhe përmirësimin e efiçencës operative; ofrimin e harduerit, softuerit dhe shërbimeve për implementimin, integrimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ri; rrjedhën e proceseve themelore bankare dhe integrimin e IT infrastrukturave aktuale me shërbimet e reja inovative; pajisjen me shërbime, harduer, dhe softuerë për transformimin e programit biznesor; dhe ofrimin e serverëve si dhe magazinimin dhe softuerët si pjesë e një riparimi kapital të sistemit bankar.

Sipas IBM, sektori i shërbimeve financiare të Afrikës ka një vlerë mbi 100 miliardë dollarë dhe do të vazhdoj të rritet me shifra dyshifrore deri në vitin 2020, duke tejkaluar edhe GDP-në afrikane.

Lajmet e fundit>