Karriere

IBM largon më shumë se 1000 punëtorë

Feb 29 2012
0 Shpërndarje
IBM largon më shumë se 1000 punëtorë

IBM brenda kësaj jave ka larguar më shumë se 1000 punëtorë dhe sipas burimeve të shoqatave të punëtorëve brenda organizatës priten edhe më shumë largime.

Një zëdhënës i kompanisë ka deklaruar se nuk ka shifër të saktë se sa punëtorë do të humbin punë me largimet e fundit. Punëtorët janë nga njësi biznesore dhe lokacione të shumta në SHBA, dhe gjysma e këtyre punëtorëve janë punëtor “mobil ose që punojnë nga shtëpia”.

Në deklaratën zyrtare të kompanisë shkruan që kompania IBM vazhdimisht është duke ribalancuar forcën e saj punëtore.” Sipas kompanisë “kjo do të thotë reduktimin e punëtorëve në disa njësi dhe punësimin në njësi tjera biznesore, varësisht nga ndryshimet në teknologji dhe kërkesën e klientëve. Ky fleksibilitet i lejon IBM të mbetet konkurrente dhe relevante në industrinë që vazhdimisht ndryshon. Dhe duke pasur parasysh natyrën konkurruese të biznesit tonë, ne s’do të diskutojmë në publik detajet e planeve për forcën tonë punëtore.”

Ky ndryshim në forcën punëtore të IBM është global dhe ka dërguar tek një reduktim i përgjithshëm në punëtorët amerikan. IBM ka ndaluar së publikuari hollësitë për numrin e punëtorëve në vitin 2010, siç bënë edhe shumë kompani tjera të mëdha teknologjike.

Në vitin 2007, IBM kishte 121 mijë punëtor në SHBA, derisa publikimi i fundit në vitin 2009 deklaronte një forcë punëtore prej 105 mijë vetave. Tani sipas supozimeve vlerësohet që kjo kompani ka më pak se 100 mijë punëtorë në SHBA.

Vitin e kaluar IBM e mbylli me të hyra prej 106.9 miliardë dollarë, që është një ngritje prej 7% në krahasim me vitin paraprak. Kompania punëson rreth 427 mijë punëtorë në mbarë botën.

Lajmet e fundit>