Karriere

IBM kërkon të rekrutojë shkencëtarë në sfidën më të rëndësishme për përpunimin e të dhënave

Mar 23 2013
0 Shpërndarje
IBM kërkon të rekrutojë shkencëtarë në sfidën më të rëndësishme për përpunimin e të dhënave

ibmIBM dhe ASTRON (Instituti Holandez për Radio Astronomi) janë në kërkim të profesorëve, shkencëtarëve dhe studentëve të kualifikuar të universiteteve për të marrë pjesë në eventin e rekrutimit virtual në datën 26 mars për pozicionet të caktuara në projektin DOME.

DOME është një bashkëpunim pesë vjeçar midis IBM dhe ASTRON, për të kryer studime dhe kërkime të veçanta për sisteme kompjuterike super të shpejtë që nuk shpenzojnë shumë energji për t’u përdorur për teleskopin ndërkombëtar Square Kilometre Array (SKA).

SKA është një shoqatë ndërkombëtare për ndërtimin e telskopit më të madh dhe më të ndjeshëm në botë. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se energjia e nevojshme për të bërë këtë teleskop të funksionojë është e barabartë me energjinë e disa milona kompjuterave më të shpejtë në botë.

Projekti do të marrë në konsideratë teknologjitë më të fundit që përdoren për përpunimin efiçent, transferimin dhe ruajtjen e një numri shumë të madh të dhënash si dhe të jetë e mundur që prej tyre të gjenerohen të dhëna rezultat që më pas duhet të lexohen, të ruhen dhe të analizohen.

Shkencëtarët e këtyre organizatave do të bashkëpunojnë në qëndrën e rë të krijuar nga IBM dhe ASTRON për teknologjitë më të avancuara të përpunimit të një numri të pafundëm të dhënash, e ndërtuar në Dwingeloo në Holandë.

Për tu marrë parasysh për përzgjedhjen duhet që studentët të jenë të kualifikuar si dhe të kenë interes ndaj degëve të inxhinierisë, shkencave dhe IT-së. (CIO Albanian)

Tags >

IBM
Lajmet e fundit>