Aplikacione

IBM feston 15 vjetorin e Deep Blue, që mundi Kasparov

May 18 2012
0 Shpërndarje
IBM feston 15 vjetorin e Deep Blue, që mundi Kasparov

Kanë kaluar afro15 vite, që kur Deep Blue e IBM-së shënoi fitoren e tij të famshme në maj të vitit 1997 kundër kampionit botëror të shahut Garry Kasparov – një ngjarje shumë e rëndësishme që çoi përpara zhvillimin e inteligjences artificiale.

Dizenjuar nga Big Blue, sistemi mund të shqyrtonte 200 milionë pozicione të shahut në çdo sekondë, duke mposhtur kështu edhe mjeshtrin e madh të shahut me rezultatin 3.5-2.5, pas humbjes 4-2 një vit më parë.

Deep Blue konsiderohej një superkompjuter, i programuar për të luajtur shah të nivelit botëror, dhe është I bazuar në një proçesor të performancës së lartë IBM, ku me shumë të drejt kjo ngjarje mbahet mend si *Sfida e Madhe e IBM-së.*

Për të mësuar më shumë rreth funksionimit dhe avancimit të kësaj shpikjeje të IBM-it, ne ju sjellim këtë video prezantim nga Dr. Murray Campbell, ku ai shpjegon detajisht  transformimin e këtij algoritmi në industri të ndryshme biznesi.

[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=KFSVZlkHHmM&feature=player_embedded’]

Sa i përket Garry Kasparov? Humbja nuk e dëmtoi karrierën e tij, ai megjithatë vazhdoi të fitonte çdo trofe që i dilte përpara, u pensionua, shkroi disa libra dhe së fundi hyri në politikë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>