Menaxhim Projektesh

IBM emëron Martin Jette si udhëheqës të njësisë së shërbimeve globale të teknologjisë

Nov 4 2014
0 Shpërndarje
IBM emëron Martin Jette si udhëheqës të njësisë së shërbimeve globale të teknologjisë

2014-11-04T041930Z_1006990001_LYNXMPEAA3038_RTROPTP_2_CTECH-US-IBM-MANAGEMENTCHANGESInternational Business Machine (IBM) emëroi Martin Jetter-in si zëvendës president të lartë dhe udhëheqës të njësisë së shërbimeve globale të teknologjisë në këtë kompani, vendim i cili hyn në fuqi menjëherë.

Jetter, i cili momentalisht udhëheq operacionet IBM-it në Japoni, fillimisht do të raportojë për Erich Clemanti-n dhe do ta zërë vendin e tij si udhëheqës i njësisë së shërbimeve më 1 janar, kur Clemanti do të kalojë në një rol tjetër të udhëheqjes së lartë, siç tregon një dokument i brendshëm i IBM-it i siguruar nga Reuters.

“Martin ka udhëheqës një transformim të rëndësishëm të IBM-it në Japoni, duke e kthyer atë në rritje – siç ka bërë më parë si lider i IBM-it në Gjermani dhe GBS-së në Evropë. Në secilin rast, ai dhe skuadra e tij kanë lëvizur shpejt për t’i përdorur qasjet e reja dhe të menduarit e ri,” shkroi në një shënim CEO i IBM-it, GinniRometty.

Kompania e shërbimeve më të mëdha të teknologjisë në botë, IBM është duke pasur probleme me ndryshimet në industri teksa hardueri bëhet gjithnjë më komod. Kompania, e njohur më së tepërmi për procesorët e kompjuterëve, ka qenë duke u ngjitur në biznese të margjinës më të lartë si softuerët e sigurisë dhe shërbimet në cloud, por zgjerimet në këto fusha kanë dështuar të mënjanojnë dobësitë diku tjetër. Muajin e kaluar, IBM pagoi 1.5 miliardë dollarë për Globalfoundries për ta marrë përsipër njësinë e gjysmëpërçuesve e cila po pësonte humbje. (CIO Albanian)

Tags >

IBM
Lajmet e fundit>