Business & Management

IBM blen kompaninë e përditësimit të softuerëve UrbanCode

Apr 24 2013
0 Shpërndarje
IBM blen kompaninë e përditësimit të softuerëve UrbanCode

IBM-logoUrbanCode është një kompani e re në treg e cila ka për qëllim të ndihmojë kompanitë me ofrimin e përditësimeve për aplikacionet e tyre mobile, sociale ose në cloud.

IBM ka njoftuar se e ka blerë këtë kompani. UrbanCode redukton kohën që nevojitet për nxjerrjen e aplikacioneve të përditësuara në treg. Shërbimet e UrbanCode quhen platforma DevOps.

Platforma ofron shërbime të tilla si uDeploy, uBuild, uProvision dhe uRelease. Këto shërbime ndihmojnë kompanitë me ofrimin e përditësimeve si dhe marrjen e reagimeve (feedback). Gjithashtu ato ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së aplikacioneve të tyre.

“Kompanitë që janë mjeshtre në zhvillimin dhe ofrimin e softuerëve efektive në këtë ambient biznesi që ndryshon vazhdimisht ku mund të përmendim ambjntin cloud, mobil dhe social e kanë të garantuar suksesin.

Me blerjen e UrbanCode IBM është pozicionuar në mënyrë unike për të ndihmuar biznesin në çdo ndryshim të përshpejtuar të industrisë për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve që përputhen me kërkesat e klientit.” deklaroi Kristof Kloeckner, menaxheri i përgjithshëm i Softuerëve në IBM. IBM nuk bëri të ditura kushtet e blerjes, megjithatë kompani do të vazhdojë të mbështesë klientët e UrbanCode, disa prej të cilëve janë: Wells Fargo, Walmart, Disney dhe Expedia. (CIO Albanian)

Tags >

IBM
Lajmet e fundit>