Internet

I tërë qyteti në Facebook

Aug 4 2011
0 Shpërndarje
I tërë qyteti në Facebook

Një qytet i tërë japonez ka ndërruar uebfaqen publike me një faqe Facebook-u, me qëllim që të përdorin mundësitë e rrjetit shoqëror për të marrë komentet dhe sugjerimet nga publiku i gjerë që do të ndikonte në zhvillimin e qytetit të tyre, deklarojnë zyrtarët nga qeveria lokale.

Facebook-u në Japoni ka hasur në vështirësi zhvillimi pasi popullsia vendase preferon uebfaqet ku mund të kalojnë kohë në anonimitet siç është “mixi” njëri nga rrjetet shoqërore më të mëdha japoneze.

Por, zyrtarët e qytetit Takeo, i lokalizuar në jug të ishullit Kyushu deklaruan që ata kanë provuar të përdorin shërbime të ngjashme me “mixi” më parë, por përdoruesit kanë qenë të prirur të postojnë komente të pahijshme në vend se të japin mendime konstruktive për përmirësimin e qeverisjes lokale.

“Kur njerëzit japin mendimet e tyre ose bëjnë pyetje, ata duhet të marrin këtë përgjegjësi si të rritur, dhe kjo duhet të bëhet duke vendosur emrat e tyre të vërtetë,” deklaroi Keisuke Hwatashi, prefekt i qytetit Takeo.

Zyrtarët e Takeos kanë rregulluar faqen e tyre në Facebook, ashtu që kushdo mund të sheh përmbajtjet, por vetëm përdoruesit e regjistruar mund të komentojnë. Shumica e materialeve është e vendosur në serverët qeveritar, por mund të shihet vetëm me anë të faqes së Facebook.

Kostoja e tranzicionit ka qenë rreth 8,200 dollarë, edhe pse ky proces ka qenë i kundërshtuar fuqishëm nga pjesa më e madhe e 51,000 banorëve lokal, deklaron Naoyuki Miyaguchi, anëtar i skuadrës së faqes në Facebook që përbëhet nga tetë veta. Ai vazhdon duke deklaruar që “deri tani kemi marrë shumë ankesa online, por të gjitha kanë qenë të arsyeshme e jo vetëm kritikë pa bazë siç ndodhte më parë, dhe prandaj ne u jemi përgjigjur këtyre ankesave të fundit.”

Ngadalë Facebook po shton përdorues në Japoni, njëkohësisht duke shtuar entitete zyrtare, përfshirë edhe zyrën e kryeministrit dhe marinën e vendit, të cilat kanë themeluar faqet e tyre në Facebook. Por, qeveria lokale e Takeos është e para që kalon tërësisht në Facebook, ku tanimë edhe adresa zyrtare i ridrejton vizitorët tek faqja e Facebook.

Lajmet e fundit>