Harduer

Hyrja e Facebook në biznesin e harduerëve e tepruar

May 29 2012
0 Shpërndarje
Hyrja e Facebook në biznesin e harduerëve e tepruar

Teknologjia e celularëve do të luaj rol të rëndësishëm për Facebook, teksa kjo ndërmarrje mundohet të gjej burime të reja të ardhurash, por prodhimi i një pajisjeje nuk duket gjë e logjikshme pasi që konkurrenca në tregun e smartfonëve vazhdon të bëhet çdo ditë më e ashpër.

Shfrytëzuesit e smartfonëve tashmë përfaqësojnë një pjesë të madhe të trafikut të Facebook. Në fund të muajit mars, Facebook kishte 901 milionë shfrytëzues aktiv dhe mbi 488 milionë prej tyre përdornin produktet mobile. Në muajin prill, numri i shfrytëzuesve mobil tejkaloi 500 milionëshin.

Sidoqoftë, IPO-ja e ndërmarrjes Facebook i ka vendosur në qendër të vëmendjes përfitimet e ndërmarrjes dhe beteja ngritëse që mund të bëhet për të përfituar nga baza e vet e shfrytëzuesve. Sipas ndërmarrjes hulumtuese tė tregut, CCS Insight, kjo është posaqërisht e vërtetë në
tregun e celularëve, ku sot nuk ka pothuajse shumë përfitime.

Sipas artikullit të postuar në New York Times ditën e diel, thuhet se për të përmirësuar të ardhurat e veta, rrjeti social është duke planifikuar lansimin e një smartfoni vitin e ardhshëm dhe ka punësuar ish- inxhinierë të kompanisë Apple për të ndihmuar rreth këtyre planeve.

Facebook si zakonisht nuk është përgjigjur pyetjeve rreth këtij raporti.

“Unë pyes nëse Facebook ka nevojë të bëjë harduer të vetin. Google kishte nevojë të zgjeronte kërkimin në pajisjet mobile Androidin, ku Facebook tashmë ka një mori angazhimesh në celular,” tha Geoff Blaber, drejtues hulumtimesh për softuerët e pajisjeve mobile në ndërmarrjen CCS Insight.

Blaber nuk është analisti i vetëm që thotë se si do tė ishte për ndërmarrjen Facebook që t’i hynte biznesit të harduerëve.

“Unė nuk shoh një nevojë të madhe për një telefon të posaçëm të Facebook, për arsyen e vetme se Facebook tashmë është i qasshëm në
çdo smartfon,” thotë Francisco Jeronimo, menaxher hulumtues nė IDC. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>