Menaxhim Projektesh

Hulumtimi “TIK në Industrinë financiare në Kosovë”Hulumtimi “TIK në Industrinë financiare në Kosovë”

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Hulumtimi “TIK në Industrinë financiare në Kosovë”Hulumtimi “TIK në Industrinë financiare në Kosovë”

Kosova po karakterizohet me një qëndrueshmëri të moderuar ekonomike, përkundër krizës së përgjithsme ekonomike botërore

ITBM Group, në kuadër të departamenteve të saja të ndryshme për veprimin në tregjet tona, ka të zhvilluar edhe departamentin për hulumtime në tregun e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit, që synon të ndihmoj në zhvillimin më të shpejtë të sektorëve përkatës të ekonomisë kosovare.

 

Si rezultat i kësaj, hulumtimi i radhës“TIK në Industrinë financiare në Kosovë”, paraqet një raport hulumtues ku zbulohen mjaft të dhëna të panjohura, ose më mirë thënë, të pa përmbledhura lidhur me gjendjen dhe shpenzimet për Teknologji Informative dhe të Komunikimit në sektorin financiar. Sektori financiar paraqet një sektor të rëndësishëm të ekonomisë nacionale të Kosovës. Nga njëra anë sektori financiar është shtyllë e rëndësishmë e ekonomisë kosovare, por nga ana tjetër ai mund të shtjellohet dhe analizohet si katalizator I zhvillimit të bizneseve të vogla dhe të mesme (BVM).

Raporti hulumtues “TIK në Industrinë financiare në Kosovë 2010” është ndërmarrë si rezultat i analizave të mëprashme në sektorin e TIK-ut, ku është vërejtur se ndër konsumatorët kryesor të produkteve informative janë subjektet e sektorit financiar. Shtysë tjetër e rëndësishme që ka inicuar këtë hulumtim është varësia e madhe e këtij sektori nga Teknologjia Informative, respektivisht roli I madh që ka TIK, qoftë edhe në funksionimin normal të këtij sektori. Rezultatet e hulumtimit të cilat janë publikuar në këtë raport hulumtues do të jenë shumë të dobishmë për analizë, fillimisht nga ana e subjekteve të sektorit financiar, të cilat do të analizojnë gjendjen e tyre dhe të konkurrencës, por një vlerë të posaçme këto rezultate kanë për subjektet e sektorit të TIK-ut, të cilët do të mund të analizojnë gjendjen ekzistuese të TIK-ut në sistemin financiar dhe të vijnë me zgjidhje të reja harduerike dhe softuerike, që të ndihmojnë zhvillimin e subjekteve të sistemit financiar. Qëllimi i ITBM Group është përcjellja dhe nalizimi i TIK-ut në sektorin financiar, ku synohet që hulumtimi “TIK në Industrinë financiare në Kosovë” të jetë raport I rregullt vjetor.

Lajmet e fundit>