Data Center

Hulumtimi “TIK në Industrinë financiare në Kosovë”

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Hulumtimi “TIK në Industrinë financiare në Kosovë”

ITBM Group, në kuadër të departamenteve të saja të ndryshme për veprim në tregjet tona, ka të zhvilluar edhe departamentin për hulumtime në tregun e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit, që synon të ndihmoj në zhvillimin më të shpejtë të sektorëve përkatës të ekonomisë kosovare.

Si rezultat i kësaj, hulumtimi i radhës “TIK në Industrinë financiare në Kosovë”, paraqet një raport hulumtues ku zbulohen mjaft të dhëna të panjohura, ose më mirë thënë, të pa përmbledhura lidhur me gjendjen dhe shpenzimet për Teknologji Informative dhe të Komunikimit në sektorin financiar.Sektori financiar paraqet një sektor të rëndësishëm të ekonomisë nacionale të Kosovës. Nga njëra anë sektori financiar është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë kosovare, por nga ana tjetër ai mund të shtjellohet dhe analizohet si katalizator i zhvillimit të biznevese të vogla dhe të mesme (BVM).

Raporti hulumtues “TIK në Industrinë financiare në Kosovë 2010” është ndërmarrë si rezultat i analizave të mëparshme në sektorin e TIK-ut, ku është vërejtur se ndër konsumatorët kryesor të produkteve informative janë subjektet e sektorit financiar. Shtysë tjetër e rëndësishme që ka inicuar këtë hulumtim është varësia e madhe e këtij sektori nga Teknologjia Informative, respektivisht roli i madh që ka TIK, qoftë edhe në funksionimin normal të këtij sektori.Rezultatet e hulumtimit të cilat janë publikuar në këtë raport hulumtues do të jenë shumë të dobishme për analizë, fillimisht nga ana e subjekteve të sektorit financiar, të cilat do të analizojnë gjendjen e tyre dhe të konkurrencës, por një vlerë të posaçme këto rezultate kanë për subjektet e sektorit të TIK-ut, të cilët do të mund të analizojnë gjendjen ekzistuese të TIK-ut në sistemin financiar dhe të vijnë me zgjidhje të reja harduerike dhe softuerike, që të ndihmojnë zhvillimin e subjekteve të sistemit financiar.

Qëllimi i ITBM Group është përcjellja dhe analizimi i TIK-ut në sektorin financiar, ku synohet që hulumtimi “TIK në Industrinë financiare në Kosovë” të jetë raport i rregullt vjetor.Për realizimin e këtij hulumtimi falënderojmë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), si dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK) dhe Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës (SHSK), si dhe të gjithë kontribuesit tjerë të këtij hulumtimi që shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në nivel profesional dhe për të sjellë rezultate të nevojshme për tregun e industrisë financiare në Kosovë.Sipas këtij hulumtimi del se shumica e aseteve të teknologjisë informative në sektorin financiar përbëhet nga hardueri, i cili mbulon rreth 62% të aseteve, pastaj softueri me 34% dhe të tjera 4%.

Nga kjo mund te shihet se subjektet e sektorit financiar ende gjenden në fazën e zhvillimit të sistemeve softuerike. Hulumtimi gjen se shpenzimet vjetore për TIK në sektorin financiar ishin 5,948,083 €. Struktura e këtyre shpenzimeve tregon se shumica e këtyre shpenzimeve (3,197,824 €) kanë shkuar për TI (harduerë dhe softuerë), pastaj 1,177,000 € janë harxhuar për ATM, 1,310,000 € për paga, 179,869 € për qasje në internet dhe 83,380 € për outsourcing për Teknologji Informative.Për më tepër rreth këtij hulumtimi, si dhe rreth hulumtimeve dhe aktiviteteve tjera të kompanisë mund të informoheni në ueb faqen e ITBM Group, www.itbmgroup.com.

Lajmet e fundit>