Investim

Huawei do të fillojë ofrimin e shërbimeve cloud

Apr 11 2017
0 Shpërndarje
Këto shërbimet cloud do të ofrohen mbi një infrastukturë të ndarë dhe jo të dedikuar. Pritet që brenda 2020-ës, tregu i shërbimeve cloud të kapë një vlerë prej 383 miliard dollarësh. Huawei do të fillojë ofrimin e shërbimeve cloud

Kompania kineze e pajisjeve të telekomunikacionit dhe telefonëve inteligjentë Huawei Technologies tha ditën e Marte se do të konkurrojë me Amazon.com dhe Alibaba në ofrimin e shërbimeve cloud.

Me seli në shenzhen, firma raportoi muajin e kaluar rritjen më të ulët të fitimeve prej 5 vitesh. Huawei tha se do të zgjerojë shërbimet cloud me një divizion më vehte në të cilin do të punojnë 2,000 persona.

Këto shërbime cloud do të ofrohen mbi një infrastukturë të ndarë dhe jo të dedikuar. Pritet që brenda 2020-ës, tregu i shërbimeve cloud të kapë një vlerë prej 383 miliard dollarësh.

Në Kinë rivali kryesor i kompanisë do të jetë Alibaba, një klient i shërbimeve dhe infrastrukturës së Huawei. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>