Harduer

Huawei mund Samsung në betejën e patentave në Kinë

Apr 6 2017
0 Shpërndarje
Një gjykatë Kineze vendosi në favor të Huawei imponuar ndaj Samsung një dëmshpërblim për firmën kineze prej 11.6 milion dollarëshe. Huawei mund Samsung në betejën e patentave në Kinë Photo Source: Getty Images

Prodhuesi kinez i telefonëve inteligjent Huawei ka fituar një betejë patentash me rivalin Koreano Jugor Samsung.

Një gjykatë Kineze vendosi në favor të Huawei imponuar ndaj Samsung një dëmshpërblim për firmën kineze prej 11.6 milion dollarëshe.

Megjithatë kjo është vetëm një betejë e një lufte patentash që dy kompanitë kanë filluar në një sërë gjykatash. Megjithatë fitorja e Huawei u venit pas lajmeve se kompanisë mund ti ndalohen shitjet në Britani.

Kjo betejë ligjore kishte filluar që prej muajit Maj të vitit të kaluar dhe përfshinte mbi 10 patenta. Raportohet se mbi 20 modele telefonësh dhe tabletësh Samsung përdornin teknologjinë e Huawei pa autorizim.

Huawei është prodhuesi i tretë më i madh në botë i telefonëve inteligjentë pas Samsung dhe Apple sipas firmë analitike IDC. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>