Business & Management

Huawei hyn në industrinë e kompjuterave, sfidon Lenovo-n, HP-në dhe Dell

May 23 2017
0 Shpërndarje
Duke shënjestruar konsumatorët të cilët kërkojnë pajisje të rangut të lartë, Huawei kështu shfaqet haptazi si një rival i drejtpërdrejtë i Lenovo, HP dhe Dell Huawei hyn në industrinë e kompjuterave, sfidon Lenovo-n, HP-në dhe Dell Photo Source: Reuters

Gjigandi Kinez i telekomunikacionit bëri të ditura ditën e Marte planet për tu zgjeruar në industrinë e kompjuterave personalë duke u shndërruar në një kërcënim për lojtarët madhorë të kësaj industrie.

Në një dalje për shtyp në Berlin, Huawei prezantoi linjën e parë të kompjuterave ku përfshihen tre modele: një laptop 15.6 inç, një tablet 2n1 dhe një laptop 13 inç metalik të hollë.

Duke shënjestruar konsumatorët të cilët kërkojnë pajisje të rangut të lartë, Huawei kështu shfaqet haptazi si një rival i drejtpërdrejtë i Lenovo, HP dhe Dell ku të tre së bashku kanë 50% të tregut të kompjuterave.

Huawei Matebook X është një laptop me ajrues, ekran rezistent ndaj ujit dhe skaner të shenjave të gishtërinjve në butonin e ndezjes. Çmimi i laptopit 13 inç varion nga 1,399 Euro në 1,699 Euro.

Hibridi 2n1 quhet Matebook E dhe do të kushtojë nga 999 Euro deri në 1,299 Euro ndërsa laptopi 15.6 inç fillon nga 799 Euro deri në 999 Euro.

“Nga perspektiva e Huawei shohim mundësi të arta në trendin në rënie të kompjuterave personalë,” tha menaxheri i marketingut pranë Huawei Cheng Lei.

Të tre modelet kanë procesorët e gjeneratës së shtatë të Intel, Windows 10-ën dhe softuerë të ciltë transferojnë të dhëna mes kompjuterit dhe telefonit. /CIO Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>