Uncategorized

HTML 5.0 do të finalizohet në 2014, HTML 5.1 në 2016

Sep 26 2012
0 Shpërndarje
HTML 5.0 do të finalizohet në 2014, HTML 5.1 në 2016

World Wide Web Consortium (W3C), kolektivi që menaxhon specifikimet në internet, ka lëshuar një raport rreth përparimeve të HTML 5.

Gjuha e kodimit e njohur gjithashtu si vrasësi i Javas nuk ishte planifikuar të mbarohej edhe për 10 vjet të tjera, por fatmirësisht Consortium erdhi në formë dhe e vendosi zhvillimin në pamje të parë.

W3C thotë se HTML 5 do të jetë plotësisht i përfunduar në fund të vitit 2014. Çdo copëz që do të jetë me probleme do të hiqet dhe to të lihet në rezervë për HTML 5.1.

Ai version do të pëprfshijë copëza të papërfunduara bashkë më çdo gjë nga HTML 5.0 dhe pritet të mbarojë në vitin 2016.

Arsyeja pse HTML 5 do të dalë më shpejtë është se disa teknologji si Web Workers dhe WebSockets konsiderohen gati specifikime të veçanta. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>