Karriere

HTC punëson ish-shefin e marketingut të Samsung-ut i cili e bëri të famshëm brendin Galaxy

Apr 18 2014
0 Shpërndarje
HTC punëson ish-shefin e marketingut të Samsung-ut i cili e bëri të famshëm brendin Galaxy

dsc04788Sipas Bloomberg News, kompania HTC ka punësuar një ish-zyrtar të lartë të marketingut të kompanisë në SHBA, Paul Golden. Golden, në faqen në Linkedin të të cilit thuhet që ai “krijoi dhe lëshoi brendin shumë të suksesshëm Galaxy”, ishte në kompaninë Samsung mes periudhës 2008 dhe 2012, në kohën kur kompania koreane pësoi një ngritje në tregun global.

Një avokat për Samsung-un në betejën gjyqësore për patenta që po zhvillohet me Apple tha që fushata e tij provokuese “Gjëja e Madhe e Ardhshme” i ka bërë rivalët e vet të “krisur” pasi filloi në vitin 2011.

Golden thuhet që është punësuar fillimisht sipas një kontrate tre-mujore, duke raportuar drejtpërdrejt për kryetarin Cher Wang. Marketingu ka qenë një problem i madh i HTC-së në betejën e vet në tregun e smartfonëve me Android, ku Samsung kryeson si për nga numri i shitjeve, po ashtu edhe për nga të hyrat.

“Të them të drejtën, ne asnjëherë nuk mendojmë që marketingu është aq i rëndësishëm – kjo nuk është gjë shumë e mirë,” tha Wang më herët gjatë këtij viti, megjithëse kompania kishte rekrutuar njerëz të profilit të lartë si Robert Downey Jr. dhe Gary Oldman. Nëse HTC-ja planifikon ta orientojë veten, marrja e këshillave nga një person i reklamave që në fakt e ka çuar këtë kompani në humbje do të mund të tingëllonte si një lëvizje e duhur. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>