Siguri

HTC përballet me FTC mbi sigurinë e softuereve të smartfonave edhe tabletave

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
HTC përballet me FTC mbi sigurinë e softuereve të smartfonave edhe tabletave

HTCKomisioni Federal i Tregtisë në SHBA, ka arritur një marveshje me HTC America për vrimat e sigurisë që kanë softuerët e tabletëve edhe smartfonëve të kompanisë që kanë vënë informacionin e miliona përdoruesve në rrezik.

Nën kushtet e kontratës, HTC duhet të sjellë arnime të softuereve për të rregulluar dobësitë edhe të zhvillojë një “program sigurie gjithëpërfshirës të dizajnuar për të kapur risqe sigurie gjatë zhvillimi të pajisjes HTC.” Kompania duhet të paraqesë vlerësimet e pavarura të sigurisë cdo vit për 20 vjet, tha FTC në deklaratë. Kompania po i dërgon përmisime të sigursë konsumatorëve, dhe i lutet atyre ti aplikojnë sa më shpejt të jetë e mundur, tha FTC.

FTC tha se kompania dështoi në përdorim e arsyeshëm edhe prioritar të praktikave të sigurisë në dizajnimin edhe përshtatshmërinë e softuereve të tabletëve edhe smartfonëve. “HTC America dështoi në ofrimin e një stafi inxhinierik me trajnime të përshtatshme të sigurisë, dështoi të rishikojë apo testojë softuerin në pajisjet mobile për dobësi të mundshme sigurie, dështoi në ndjekjen e një praktike të sigurisë së kodit, edhe dështoi në stabilizimin e procesit për dërgimin edhe adresimin e raportëve të dobësisë tek palët e treta ”, akuzoi FTC.

Miliona përdorues të pajisjeve HTC mund të ishin potencialë të mundshëm për tu sulmuar nga aplikacionet me kode dashakeqëse që mund të dërgojnë tekste, ose të instalojnë këto kode në pajisjet e tyre tha FTC.

Manualet e përdoruesit të pajisjeve HTC me Android “përmbajnë prezantime zhgënjyese” edhe ndërfaqja e përdoruesit të aplikacionit Tell HTC ishte shumë zhgënjyese tha FTC. HTC e ka të ndaluar të bëjë deklarime mashtruese apo çorientuese rreth sigurisë edhe privatësisë të të dhënave të përdoruesve në pajisjet e tyre, tha FTC.

Agjencia e marëdhënieve publike të HTC nuk ofroi komente për këto ankesa. (CIO Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>