Mobile

HTC One vjen javës tjetër në Europë

Mar 24 2013
0 Shpërndarje
HTC One vjen javës tjetër në Europë

HTCGjatë kohës që HTC lajmëroi se smartfoni i vet One do të dalë në të gjithë botën në fund të marsit, kompania pranoi se pajisja e saj më e re do të dalë në disa vende të Europës më herët.

Në një deklaratë të bërë në Endagadget kompania tha se HTC One do të dalë në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Tajvan javën e ardhshme, ndërsa në pjesën tjetër të botës para fundit të prillit.

Gjithashtu ajo tha se smartfoni i vet do të ketë pritshmëri të mirë pasi është dukur qartë interesi i njerëzve për të. Nuk është sekret që HTC ka investuar shumë në këtë pajisje pasi do të heqë vëmendjen e madhe të njerëzve nga Samsung, e cila është bërë lideri i smartfonave Android me serinë e vet Galaxy S.

Gjithsesi Samsung nuk ka kohë që lajmëroi për Galaxy S4 e cila do të ketë një procesor Snapdragon 600, i cili është i njëjtë me atë të HTC One.

Versione të tjera të S4 do të kenë procesorin e vetë të Samsung Exynos 5 me 8 bërthama. (CIO Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>