Business & Management

HTC: Nuk i paguajnë Apple-t 6$ – 8$ për çdo smartfon të shitur

Nov 25 2012
0 Shpërndarje
HTC: Nuk i paguajnë Apple-t 6$ – 8$ për çdo smartfon të shitur

HTC është e kënaqur me zgjidhjen e çështjes së patentës me Apple kohët e fundit, ndërkohë që mediat kanë publikuar se kompania i paguan Apple-t 6$ – 8$ për çdo telefon të shitur. Mesa duket, këto raportime kanë qenë të gabuara.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Peter Chou, është shprehur se ky fakt nuk është i vërtetë. “Mendoj se këto vlerësime janë të pabaza dhe shumë, shumë të gabuara. Nuk do të flas mbi shifra specifike. Thjesht dua të them se ne jemi shumë të kënaqur me vendimin mbi zgjidhjen e kësaj çështje dhe fundi i saj ishte në përfitim të të dyja kompanive.”

Këtë deklaratë, Chou e bëri në lançimin e një produkti të KDDI Corp në Tokio.

Në nëntor 2012, HTC deklaroi se i kishte dhënë fund debatit me Apple, lidhur me çështjen e patentës. Ata nuk dhanë në fakt asnjë detaj apo specifikë mbi marrëveshjen.

Në atë kohë, Chou u shpreh se kompania ishte e kënaqur që kishte zgjidhur konfliktin me Apple dhe se tashmë mund të përqendroheshin totalisht tek sjellja e risive, në vend të çështjeve ligjore.

Rangu 6 – 8$ vjen nga analisti Shaw Wu, i cili kishte cituar në artikullin e tij disa burime të industrisë. Vetë Wu e cilësoi këtë shifër si të arsyeshme. (CIO Albanian)

Tags >

AppleHTC
Lajmet e fundit>