Business & Management

HTC: Marrëdhënia me Microsoft pas blerjes së Nokia-s mbetet e pandryshuar

Apr 28 2014
0 Shpërndarje
HTC: Marrëdhënia me Microsoft pas blerjes së Nokia-s mbetet e pandryshuar

8xt_2-100049491-largeNjë përfaqësues i HTC-së javën e kaluar tha se kompania nuk ka ndryshuar pozitë në lidhje me blerjen multi miliardëshe të Nokia-s nga Microsoft e finalizuar ditën e premte. Me blerjen, Microsoft tashmë është edhe larg po edhe afër prodhuesve të pajisjeve Windows Phone, tashmë me marrëveshjen e fundit duke shitur edhe harduer kundër HTC dhe Samsung.

Por një zëdhënës i HTC-së tha se kompania nuk ndihet e “kërcënuar” nga ky fakt. “Pozita jonë qëndron e njëjta: Microsoft mbetet akoma një partner i rëndësishëm i yni dhe ne nuk jemi pjesë e asnjë ndryshimi që do çonte në shkëputjen e marrëdhënies sonë”, tha një zëdhënës i HTC-së në një e-mail. Përfaqësuesit e Samsung nuk iu përgjigjen më një deklaratë këtij fakti.

Marrëveshja, me vlerë 7.2 miliard dollarë, sjell 25,000 punonjës të ri tek Microsoft-i plus linjën e re të smartfonëve Lumia të Nokia-s. Stephen Elop, një ish – punonjës i Microsoft-it dhe ish-ekzekutivi i Nokia-s, do të drejtojë biznesin e pajisjeve që do të përfshijë linjën Lumia të telefonëve dhe tabletëve, linjën Surface të tabletëve si dhe produktet Xbox.

Sipas statistikave të lëshuar këtë javë nga Nielsen, Windows Phone përfaqëson 3 % të tregut të smartfonëve në SHBA. Nokia, tashmë Microsoft, përfaqësonte 2 % të gjithë tregut, ose 2/3-tën e të gjithë smartfonëve Windows Phone të shitur në SHBA. Pajisjet Windows Phone të HTC-së kishin 0.4 % të tregut në SHBA, ndërsa Samsung numëronte 0.3 % të tregut të smartfonëve me platformën e Microsoft.

Microsoft kishte bërë lehtësime për të ndihmuar partnerët e harduerit të zhvillonin më tej telefonët dhe tabletët Windows dhe Windows Phone duke eliminuar koston e licencimit për harduerin me madhësi më të vogël se 9 inç. Akoma, analistët dhe të tjerët vrisnin mendjen se nëse HTC dhe Samsung do të vazhdonin të mbështesnin Windows Phone pas përfundimit të marrëveshjes Nokia – Microsoft. Megjithëse smartfoni më i mirë i HTC-së, HTC One M8, ka si platformë Android-in, mesa duket Microsoft do të vazhdojë të ketë një tjetër partner në ekosistemin Windows Phone. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>