Mobile

HTC e gjen veten jashtë Windows 8

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
HTC e gjen veten jashtë Windows 8

HTC-së, që njihet si prodhuesi i parë i smartfonëve me sistemin operativ Android të Google, i është pamundësuar prodhimi i tabletëve të parë me sistemin operativ Windows 8 të Microsoft, sepse shitjet e produkteve mobile HTC janë të vogla. Bloomberg News raportoi për vendimin më 6 qershor të ndërmarrjes Microsoft, të njëjtën ditë ndërmarrja me bazë në Tajvan, HTC, raportoi që të hyrat e veta për çerekun e dytë të vitit do të zvogëlohen për 13 përqind në krahasim me përfitimet e veta të para që ranë për 35 përqind nga çereku i fundit i vitit të kaluar. Shitjet e HTC-së p ashtu u penguan nga dogana e Shteteve të Bashkuara për dy javë gjatë muajit të kaluar para se HTC të ishte e pastër nga dyshimet për shkelje të patentave të Apple.

Microsoft tregoi për Bloomberg që HTC është një bashkëpunëtor i fuqishëm tani dhe për të ardhmen, pa komentuar më hollësisht në lidhje me marrëdhënien e vet me HTC. Ndërmarrja ende do të mund të prodhonte tabletë me Windows 8, por nuk do të ishte në mesin e makinave të para që do ta arrinin tregun. Microsoft për momentin po tenton që t’i lansoj dy sisteme operative, Windows 8 për pajisjet me procesorë x86 dhe Windows RT për pajisjet me procesorët ARM.

Në çerekun e parë të vitit 2012, IDC vlerëson që HTC shiti më pak se 35,000 tabletë në mbarë botën, që është “nën 1 për qind të tregut mbarëbotëror të tabletëve mediatik në atë çerek” tha Tom Mainelli, nëpërmjet një emaili, i cili është drejtor hulumtues në Mobile Connected Devices në IDC. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>